E Diel, 1 Nëntor 2026

Bodinaku, Xhixho dhe Luar, natë ekzaltimi në karaoke

 Balina Bodinaku, një nga partneret e Ardit Gjebreas në programin e “E diela shqiptare” në “Tv Klan”, duket se e ka marrë me shumë qejf të kënduarin, që pas prezantimit të këngëtarëve konkurrentë në “Kënga Magjike” sezonin e kaluar. Bodinaku ka marrë mikrofonin në karaoken “Magic 4”, ku ka kënduar në një duet amator me Erisa Xhixhon, kryetaren e Forumit Rinor të LSI-së, të dyja me veshje shumë sportive, me bluza pambuku dhe xhinse. Nuk është hera e parë që vajzat frekuentojnë këtë karaoke, ku çdo fundjavë mund të shohësh dhjetëra persona publikë, që jetojnë në Shqipëri apo që vijnë nga jashtë. Njëra prej tyre ka qenë dhe këngëtarja e re Luar, e cila ka ardhur për pak ditë nga Gjermania, ku ndjek studimet e larta. E njohur me klipin duet me Flori Mumajesin, Luar ka rënë në sy gjatë ngjitjes së saj në skenë, për veshjen shumë serioze që e tregonte më të rritur seç është. Bëhej fjalë për një fustan klasik, që edhe pse nuk ishte i zi, këngëtarja 19-vjeçare, nuk kishte mundur t’i fshihte dot kilet e tepërta që kishte marrë këto muaj qëndrimi në Gjermani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›