E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vesa Luma akoma pa të dashur por fillon master

 Këngëtarja Vesa Luma ka vendosur të fillojë studimet për master në Prishtinë. Pasi mbaroi studimet e rregullta, ajo për momentin nuk mendon të realizojë ndonjë këngë të re, së paku deri në Prill të këtij viti, kur edhe mbaron një pjesë të leksioneve. “Këto ditë kam filluar studimet master në Universitetin AAB në drejtimin Komunikim Masiv”, tregon këngëtarja për “Panorama plus”. “Për momentin nuk kam në plan realizimin e ndonjë kënge të re, pasi do përkushtohem më shumë te studimet deri në prill të këtij viti, kur edhe mbaron një pjesë e ligjëratave”. Vesa vitin që kaloi ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm nëpër koncerte dhe mbrëmje muzikore. Gjithashtu ajo ka qenë e pranishme për fansat edhe me këngë e klipe. Vitin e përfundoi me një klip si dhuratë për fansat edhe pse kënga ishte e vjetër, një baladë shumë e pëlqyer e cila e kishte impresionuar këngëtaren dhe nxitur për të realizuar edhe klip për të njëjtën këngë. Pas gjithë këtyre angazhimeve, Vesa do të përkushtohet më shumë në studime kurse pas mbarimit do të kthehet me këngë të reja dhe projekte interesante. Sa i përket jetës private, ajo për momentin mbetet “single”, duke mos pranuar të flasë asgjë në këtë drejtim pasi lidhja e dashurisë ka qenë top temë nëpër mediat e shkruara dhe televizive.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›