Eranda dhe Redoni, beqarët 40-vjeçarë në një lokal nate
Janë të dy këngëtarë që bëjnë shaka me vitet, dhe kjo për faktin se edhe pse janë te të 40-at, as njëri e as tjetri nuk e tregojnë moshën e tyre. Janë shumë në formë, duken të rinj dhe të kërkuar nga menaxherët e koncerteve dhe po ashtu asnjë plan për martesë. Nuk i kemi parë asnjëherë bashkë, pasi si njëri dhe tjetri nuk e frekuentojnë shumë jetën e natës. Por paparaci ynë ka arritur t’i fotografojë së bashku, të enjten në mbrëmje në mjediset e “Blue caffe” në Tiranë, ndërsa bëheshin gati të këndonin “live”. Ata performuan për klientët e këtij lokali që ndodhet pranë Qytetit Studenti, dhe u pritën me entuziazëm nga të pranishmit. Ashtu si Eranda Libohova dhe Redon Makashi hyjnë tek këngëtarët profesionistë, dhe që nuk e quajnë veten këngëtarë pub-esh. Për Makashin kjo gjë nuk përsëritet shpesh, që pas mbylljes së pub-it “Muskutjetët”. Synimi i dy këngëtarëve është më shumë të japin koncerte në Shqipëri dhe vende të ndryshme, dhe nuk iu dedikohen realizimeve të shpeshta të klipeve të reja, siç bëjnë shumë këngëtarë. Verën e kaluar Redoni publikoi klipin e tij të parë, një nga këngët e tij fituese të koncertit të pranverës “Këngët e Stinës”. Ndërsa Eranda sapo ka publikuar një klip të ri me titull “Modeli më mirë”, një duet me Big Bastën, bashkëpunimi i dytë me të pas atij “çoko me kakao”. Përsa iu përket statusit, dhe Eranda dhe Redoni vazhdojnë të shijojnë beqarinë. Pavarësisht komenteve për lidhjet që kanë, ata asnjëherë nuk kanë pranuar të flasim hapur në media për jetën private, apo të përmendim emra konkretë se me kë shoqërohen.