Suela Demiri - Si më bënë prezantuese të“Gjeniut” vëllezërit Laço
klotilda harkaAjo është mami i një vajze dhe beson se ka ardhur në jetë për t’u marrë me të vegjëlit. Vëllezërit Laço ishin vënë në kërkim të një zonje të maturuar për edicionin e tretë të “Gjeniut të vogël”, dhe që të kishte një eksperiencë personale me fëmijët. E arsyeja pse zgjodhën spikeren e lajmeve në “Top Channel” nuk ishte një rastësi. Suela Demiri tregon në këtë intervistë, njohjen 10- vjeçare me Pandin dhe Bledin, bashkëpunimet e mëparshme dhe partnerët e saj të preferuar: Nga një studio lajmesh, tani në një skenë të madhe plot drita. Si ndiheni në këtë eksperiencë të re në “Tv Klan”?E lumtur.Por ikët nga një ekran si “Top Channel”, ishit në dilemë?Po në fakt u mendova pak, pasi çdo ndryshim kërkon analizë dhe reflektim.E çfarë ju lidh me formatin e “Gjeniut të vogël”, pasioni, kurioziteti apo rastësia?Pasioni. U diskutuan emra të tjerë për këtë format, jeni në dijeni?Nuk e di nëse kanë diskutuar emra të tjerë.Producentët ishin vënë në kërkim të prezantueses ndryshe, një zonje të re dhe të maturuar. Si ndodhi që e morët ju ofertën?Me Bledin dhe Pandi Laçon kisha vite që punoja. Ata me njihnin dhe i dinin aftësitë dhe mundësitë e mia. Ata e dinin që doja të ndryshoja dhe të largohesha nga informacioni.Pra ka ekzistuar një njohje më parë me ta, nuk ka qenë një zgjedhje në largësi?Po, jemi njohur 10 vjet më parë, kur unë drejtoja një festival të Serenatës korçare dhe ata bënin regjinë skenike dhe televizive për “Tv Klan”. Ata më panë duke u rritur jo vetëm në moshë por edhe profesionalisht.Në të vërtetë keni afeksion ndaj fëmijëve, keni durim të merreni me ta, lundroni në imagjinatën e tyre?Fillimet e mia i kam pasur me emisionet për fëmijë, më pas u diplomova si mësuese anglishteje dhe përsëri punova me fëmijë, kur vazhdova fakultetin e dytë për regji filmi dhe televizion. Shumë nga punët e mia në atë shkollë i bëra me fëmijë dhe për fëmijët. Nuk më ndahen. I dua shumë dhe besoj kam lindur që të merrem me ta.çfarë duhet bërë për t’u bërë mikeshë me fëmijët, po për t’u kuptuar nga ata?Duhet t’i dëgjosh, t’i respektosh dhe mos t’i gënjesh kurrë.Në televizionet e botës, formatet për fëmijë kanë prezantues me eksperiencë. Ju ndiheni e sigurt?Më bën të sigurt eksperienca, aftësitë e mia të mira të komunikimit por dhe fati që kam, sepse fëmijët më duan sapo më njohin, na ngjit së bashku.Sa kohë zgjati përgatitja juaj për të dalë në atë skenë, dhe për çfarë jeni kujdesur më shumë?Koha që m’u desh të prisja, ishte vetëm ajo që duhet për t’u ndërtuar Teatri i Klan-it ku do të shfaqej “Gjeniu i Vogël”. Kurse më shumë u kujdesa që të harroja lajmet, dhe të mësoja të buzëqeshja përsëri me gjithë zemër.Janë 30 fëmijë me të cilët ju do të shkëmbeni emocione për tre muaj, deri tani ke arritur t’i njohësh të gjithë?Janë 30 fëmijë dhe sigurisht njohja e tyre ishte kërkesa kryesore. Di jo vetëm emrat dhe mbiemrat e tyre por dhe moshën, shkollën, rrethin nga vijnë, sa vetë janë në familje, pasionet, dashuritë dhe frikërat e tyre. Sa vjen kuptohet dhe po i njoh më mirë.çfarë do të bënit nëse një fëmijë do të qante, apo papritur do të refuzonte të dilte në skenë?Në raste të tilla të shërbejnë vetëm dy armë; Fjala dhe Dashuria.Këta fëmijë janë aty për dhuntinë e të kënduarit “live”, ju çfarë dhuntie fshehni?Besoj se në fund të transmetimit të “Gjeniut” do të më keni njohur më mirë dhe do të keni kuptuar disa nga të fshehtat e mia.Nëse do të bëhej fjalë për patner në prezantim, si duhet të ishte ai dhe kush mund të ishte për shembull?Me Kelin patëm një eksperiencë të bukur, të gjithë thanë që shkonim shumë si çift. Po kështu ka shkuar edhe me Adi Krastën me “New Day” në “Top Channel”. Pra partneri im skenik duhet të ketë batuta dhe të jetë i komunikueshëm. Të dy zotërinjtë që përmenda, megjithëse më të vjetër se unë në profesion dhe me emër shumë më të madh, ditën shumë mirë të krijonin një marrëdhënie të bukur me mua, si online ashtu edhe në jetë.ç’mund të thoni më shumë për jetën jashtë kamerave, keni një vajzë, cila është marrëdhënia me të?Kam një vajzë, Athiolën, pak më shumë se 9 vjeçe. Ajo është dashuria e jetës sime dhe gëzimi im më i madh.Si e ndani kohën mes televizionit dhe familjes?Mes drejtimit të Gjeniut, që më merr pjesën më të madhe të kohës, pjesën tjetër ia përkushtoj tërësisht familjes, veçanërisht vajzës sime, për të cilën kam shumë nevojë. Përkëdheljet e saj ma shtojnë jetën por veçanërisht ma lehtësojnë atë. Shpresoj të bëj dhe unë të njëjtën gjë për të dhe të mundem t’ia kthej gjithë këtë afeksion që më dhuron në mënyrë kaq të pafajshme dhe të sinqertë.