E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arian Çani - “Zonë e lirë”, aty ku bashkohen çuditshëm prifti me prostitutën”

 klotilda harkaAjo u shfaq mëkatare e penduar, ai prift që u lut me dëshirë. Takimi i të dyve ishte momenti më magjik televiziv, që ndodhi një javë më parë në “Zonë e Lirë” në “Vizion Plus”. Nuk ndodh çdo ditë, ndaj Arian çani flet për emocionet që ka ndier si rrallë herë në Zonën e tij, ndërsa kishte në studio vajzën 26- vjeçare, Kati. Si arriti t’i bashkojë të dy, çfarë portreti fshihej pas maskës së saj, dhe sa e mundur është që ai një ditë të provojë puthjen e një prostitute në emisionin e tij.      Ariani i 2010-ës çfarë do të sjellë ndryshe nga Ariani i 2009-ës, gjithmonë e kemi fjalën për “Zonë e Lirë”?“Zonë e Lirë” do të jetë po ajo që ka qenë dhe në 2009-ën. Sigurisht, unë nuk jam më ai i 2009-ës, pasi vitet bëjnë të vetën dhe unë nuk jam më 40 vjeç. Gjithsesi Zona nuk do ndryshojë më. Promo dhe aktualiteti, do të jenë në qendër të këtij koncepti televiziv, sigurisht pa shmangur subjektivizmin tim në mënyrën se si e shikoj unë botën, ngjarjet dhe njerëzit...  Prostituta me emrin Kati tërhoqi vëmendjen të premten e kaluar. Si u njohët me të, si e bindët, çfarë femre zbuluat?Në fakt punova shumë para se ta sillja deri në studio. Më ndihmoi shumë qendra “Aprad” që unë e falënderoj. U kënaqa shumë duke mos fshehur njëkohësisht dhe emocionin që përjetova gjatë gjithë kohës që zgjati intervista. Ardhja e priftit në krah të prostitutës dhe lutja e tij për atë vajzë 26-vjeçare, që detyrohet ta bëjë atë zanat për të rritur kalamajtë e saj, ishte prekëse edhe për mua. Ju e kishit maskuar dhe publiku nuk arriti ta shihte portretin e vajzës. Ishte e bukur, ishte seksi, apo thjesht “viktimë” e fatit të saj?Kati nuk ishte e bukur, por ishte e menduar, buzëqeshte dhe i dallohej vuajtja...  Siç thoni dhe ju, lutja e priftit ishte vërtet prekëse. Po si mundët t’i bënit bashkë, si reagoi prifti kur ia kërkuat këtë gjë, çfarë ju tha prostituta pasi la studion?Kjo është magjia e këtij emisioni që bëj prej tashmë gjashtë vjetësh e gjysmë. Një magji që jo të gjithë dinë ta shfrytëzojnë për të kaluar te publiku mesazhet e tyre. Prifti erdhi me shumë dëshirë dhe bëri më të mirën që mund të bënte, duke u ulur në krah të prostitutës. “Zonë e Lirë” është emisioni që bën bashkë priftin dhe prostitutën. Dhe kjo më bën të ndjehem shumë mirë. Televizioni që unë bëj nuk është aspak ai që jemi mësuar të shohim rëndom, ku duhet të jesh ose shumë serioz ose shumë i lehtë. Miksimi i elitares me komercialen, ja cila është deviza ime në këtë zanat. Vetëm kështu, televizioni është më pranë publikut. Vetëm kështu arrijmë të kapim një audiencë sa më të gjerë. Por kjo që sapo thashë më lart më përket vetëm mua. Secili formatin e vet… Gjithnjë keni pohuar synimin për të çmitizuar mitet. Sipas konceptit tuaj, a është mit një prift, po prostituta a është mit? Dhe nëse po, cilin prej tyre çmitizuat? Në këtë rast nuk bëhet fjalë tamam për çmitizimin e njërës apo të tjetrit. E tëra duhet sjellë sa më thjesht te publiku. Bashkimi i të dyve përbën në këndvështrimin tim një moment televiziv magjik, që nuk ndodh çdo ditë. Prostitutat g jithçka mund të bëjnë, përveç të puthin. çfarë mund të jetë puthja e një prostitute në studion tuaj. Ju në ç’rast do e bënit? Nuk e di. Eshtë një teknikë të cilën nuk e kam përdorur akoma në studio. Ndoshta duhet të sillem dhe unë si klient në atë moment. Të shohim kur të ndodhë...  Ju vetë a mendoni se keni mëkatuar në këtë emision? Do t’i kërkonit ndonjë prifti të lutej posaçërisht për ju?Deri tani nuk besoj se kam mëkatuar. Por po të ndodhë, nuk do ngurroj ta ftoj priftin edhe për veten time...Cila do të jetë një përballje tjetër e fortë e këtij sezoni?Unë nuk i planifikoj dot përballjet pasi siç ju thashë, jam i varur nga aktualiteti. Varet nga ngjarjet dhe prurjet e aktualitetit. Nuk i shpëtojmë dot ngjarjeve që përjetojmë përditë. çdo përballje e planifikuar në ekran do të ishte ngërç dhe publiku do ta skualifikonte menjëherë me intuitë. Në shfaqjen “Mos i thuaj njeriu”, ju bëtë humor të zi. Në emisionin “Zonë e lirë” cilat janë ngjyrat e humorit tuaj?Të zeza janë të gjitha, por janë të zeza të ndryshme. I zi është humori dhe te Zona, por nuk ka të njëjtën nuancë e zeza e Zonës me të zezën e “One Man Show-t”, që bëra pak muaj më parë. E vetmja e zezë që nuk ndryshon është e zeza e veshjes sime prej 5 vjetësh tashmë... çdo javë takoheni me personazhe të njohur e të panjohur. Janë ata që durojnë kapriçot tuaja, apo ju duroni tekat e tyre?Më shumë ata se unë… Vërtet mendoni se disa prej personazheve u ka ndryshuar jeta pas daljes në “Zonë e Lirë”. Po nga ata që u është dëmtuar imazhi, a ka?Dëmtim imazhi? As që bëhet fjalë. E kundërta ka shumë gjasa të ketë ndodhur…Shumë të ftuar vijnë tek ju për të promovuar librat e tyre, ju keni menduar të shkruani librin që s’e ka shkruar ende askush?Ende jo. Kam ende kohë të mësoj nga jeta para se të hedh kujtimet…Besoni se në vitin 2012 do përmbyset bota sipas filmit, që sapo ka dalë në kinema. Për çfarë do nxitonit për ta mbyllur në kohë?Nuk i besoj katastrofës siç përpiqen të na i ofrojnë në kinema. Unë besoj se po e përjetojmë fundin e botës çdo ditë, çdo muaj dhe çdo vit. Sepse unë kam një koncept tjetër për fundin e botës. A nuk ishte fundi i botës tërmeti që vrau për disa minuta 800 mijë njerëz në Haiti para pak ditësh? A nuk ishte fundi i botës shpërthimi i Gërdecit dhe vdekja e njerëzve të pafajshëm atje? A nuk janë fundi i botës përmbytjet më të freskëta në Veri të Shqipërisë? A nuk është fundi i botës keq administrimi i taksave që paguan ky popull i varfër, nga qeveritarët tanë? Pa dashur të bëj moral sepse nuk është në natyrën time, them gjithashtu se ne përjetojmë çdo ditë një fund të ri bote, por dhe një rifillim të saj... Kthehemi dhe një herë tek Zona juaj, çfarë ju jell më shumë në qejf gjatë transmetimit; alkooli, femrat, meshkujt, personat me aftësi të kufizuara, apo diçka që s’na shkon mendja?Inteligjenca e të ftuarve… më shumë se gjithë sa thatë ju më sipër. Vetëm inteligjenca e përgjigjeve të të ftuarve, kur ndodh,  më  sjell në formë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›