E Diel, 1 Nëntor 2026

Body of Lies, Di Caprio e Crowe rrëfejnë një histori spiunësh

/>Leonardo DiCaprio e Russell Crowe, rrëfejnë ne kinema Millennium, një histori spiunësh, një dramë e përshtatur nga libri i gazetarit të Washington Post. Thuaj Ridley Scott dhe menjëherë do të vijnë në mendje filmat The Gladiator, Blade Runner, Alien, Black Hawk Down, Thelma & Louise e shumë të tjerë që tashmë janë pjesë jo vetëm e filmografisë personale të regjisorit, por edhe të historisë kinematografike botërore. Me këtë mori mori filmash që nuk harrohen lehtë, Ridley Scott rikthehet në kinema Millennium. Këtë herë është filmi i tij më i fundit, Body of Lies, një histori spiunazhi, aksion dhe dramë që përfshin dy nga mitet e kinematografisë bashkëkohore, Leonardo DiCaprio e Russell Crowe. Body of lies mbërrin në ekranin e madh të kinemasë Millennium, duke u shënuar si premiera e parë e vitit 2009, Ai është një tjetër film që merr frymëzim nga tema e terrorizmit tashmë një karakteristikë e prodhimeve të fundit të kinemasë amerikane. Historia e filmit është  mbështetur mbi librin me të njëjtin titull të  David Ignatius, gazetar i Washington Post.  Në qendër të saj janë dy agjentë, njëri prej të cilëve është Roger Ferris, interpretuar nga Leonardo DiCaprio. Ai   është një nga agjetnët më të mirë të shërbimeve sekrete amerikane. Ai flet arabisht, di të lëvizë, të përshtatet, të vendosë marrëdhënie të shpejta dhe të marrë informatat e duhura. Ed Hoffman (Rusell Crowe) është shefi i tij, në Uashington. Ndërsa ndihmon fëmijët për të hipur në makinë apo për ti ushqyer, me një telefon drejton lëvizjet e Ferris. Ai është një tip i rreptë, i qartë në idetë e tij dhe nuk i beson askujt.  Ndërsa Ferris ka të tjera vizione mbi të drejtën. Me një tjetër vizion për terrorizmin, është shefi i shërbimeve sekrete jordaneze,  Hani Salaam, (Mark Strong) i cili mbyll trekëndëshin e personazheve që sjellin nëpërmjet këtij filmi tre perspektiva të ndryshme nga pikëpamja morale, politike dhe fizike. Filmi lëviz mes shumë sheshxhirimeve pa u zbehur dhe me ritëm mjaft të mirë. Kjo falë mjeshtërisë së regjisorit Ridley Scott i cili me katër ose gjashtë kamera për skenë arrin të japë gjithçka deri në thelbin e saj, pak Ferris, e pak Hoffman atje. Roger Ferris (Leonardo DiCaprio ) është një agjent i shërbimeve sekrete amerikane, ndoshta nga më të mirët. Ai dërgohet në Jordani për të bashkëpunuar me shefin e shërbimeve sekrete të këtij vendi, në kapjen e një anëtari të Al Qaed-ës.. Ai që e kontrollon dhe e ndihmon Ferris, nëpërmjet telefonit është Ed Hoffman (Russell Crowe) një veteran i CIA-s. Padyshim që vëmendja e publikut dhe e kritikës për këtë film është përqendruar tek dy zgjedhjet kryesore të regjisorit; protagonistët Leonardo DiCaprio dhe Russell Crowe. Këtij të fundit i është dashur të shtojë 30 kilogramë për të luajtur sa më mirë rolin e Ed Hofman, veteranit të CIA-s që komandon nga larg operacionin sekret. Por peshën kryesore të filmit e mban Roger Ferris që mishërohet në shpirtin dhe trupin e aktorit Leonardo Di Caprio. Një personazh kompleks që ndodhet mes dy zjarresh. DiCaprio komenton kështu për rolin e tij: "Nga personazhi im më ka tërhequr fakti që është një patriot që e do vendin e tij dhe dëshiron ti japë fund luftës në Lindjen e Mesme. Por ndonëse kjo gjë ishte e lehtë, më është dashur shumë punë për ta interpretuar, sepse vështirësia ishte në faktin se më duhej të ruaja tensionin e lartë të një personazhi që përpiqej të jepte maksimumin. Jam mbështetur në përvojat e agjentëve të vërtetë për ta krijuar por jam mbështetur edhe në librin nga është nxjerrë skenari i filmit, "Body of Lies" i gazetarit të Washington Post,  David Ignatius, është shprehur Di Caprio.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›