E Shtunë, 31 Tetor 2026

INSTRUMENTISTET, Rikthehen Virtuozët e Tiranës, me veprat e Rossinit, Çajkovskit e Zadesë

/>Ashtu si 20 vjet më parë, në datën 20 janar në Tiranë do të jepet koncerti i Orkestrës së harqeve

Virtuozët e Tiranës, e krijuar rreth 20 vjet më parë, me nxënës 12-16 vjeçarë të Liceut Artistik në Tiranë nga mësuesi i tyre, Orkestra e Harqeve pati që në fillim sukses të plotë. Që në turnetë e para jashtë vendit në 1989 në Austri, në Itali, në Greqi ata kanë arritur një sukses të madh në publik. Më vonë patën ftesa të tjera nga Spanja, Franca, Sllovenia, Zvicra dhe Lihteshtejni. Me një çudi të veçantë dëgjoheshin kudo krijimet e kompozitorëve shqiptarë, për të cilët kontakti me jashtë ka qenë rreptësishtë i ndaluar. Suitat, vallet, skercot dhe kapriçot, gjithë kjo muzikë që mbante vulën kombëtare, i entuziazmojnë dëgjuesit e koncerteve. Për të sjellë edhe njëherë magjinë e tingujve të muzikës së këtyre instrumentistëve, në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit më 20 janar, ora 18.00 do të zhvillohet një mbrëmje koncertore e veçantë me Orkestrën e Harqeve Virtuozët e Tiranës. Në program: Rossini,Cajkovski, Kreisler,Zadeja, Zoraqi. Me instrumentistët shqiptarë, pjesëtarë të orkestrave më të rëndësishme në Milano, Paris, Vienë, Indianapolis, Mynih, Salzburg, Tiranë, etj. Dirigjent i këtij koncerti do të jetë titullari i TKOB, prof. Zhani CIKO Mjeshtër i Madh. Instrumentistët e vegjël të dikurshëm, nxënës të Liceut Artistik Jordan Mosja vite më parë, falë aftësive artistike të veçanta, shkollimit dhe mjeshtrit të tyre Prof. Zhani Ciko, ishin të parët që çanë bllokadën kulturore dhe artistike duke mahnitur me interpretimin virtuoz skenat, festivalet dhe konkurset europiane, kthehen në Tiranë për një mbrëmje koncertore të veçantë. Ata sot janë solistë, koncert maestër dhe pjesëtarë të orkestrave prestigjioze në Milano, Paris, Vienë,Indianapolis, Mynih, Salzburg, Tiranë, etj. Mjafton të përmendësh Teatro la Scala, Julliard, Ëiener Filarmoniker, Quattour gaudi, Kammer Solisten, UECO, Salzburg Chamber, etj, për të ndjerë fluturimin e tyre atje ku mbase dhe krijuesi dhe mjeshtri i tyre nuk e kishte menduar. Në datën 20 Janar do të fillojë nën tingujt e harqeve të tyre stina artistike 2009 që shpresojmë ta ketë këtë kthim emocionues një shans mirëndjellës. Koncerti zhvillohet nën kujdesin e kryeministrit Sali Berisha si dhe ministrit Lulëzim Basha.Orkestra ka fituar çmimet më të larta në vendin e vet në festivalet e Majit, konkurset e shkollave të muzikës, etj. ka marrë pjesë në Karinthische Sommer (Austri), Ai en Musique (Francë). Në Festivalin Ballkanik në Greqi është cilësuar si ansambli më i mirë, ndërsa në Prill 1996 në Festivalin Ndërkombëtar Pro Archi në Hungari fitoi Çmimin e Parë Summa Cum Laude. Ajo ka prodhuar për Radiotelevizionin shqiptar tre videokaseta si dhe tre kompakt disqe (CD) në bashkëpunim me firmat austriake. Radio të ndryshme si ORF, DRS, RTSloven, Hungarez, Radio Vaticani kanë transmetuar koncertet e kësaj orkestre. Ka bashkëpunuar dhe së fundi Bayerische Rund funk, Tv Suedozen. Në maj të vitit 1997, me gjithë ngjarjet tragjike në Shqipëri, kjo orkestër fitoi përsëri çmimin e parë në Festivalin Europian të muzikës në Belgjkë, ndërsa së fundi zhvilloi një turne të vlerësuar si nga publiku dhe kritika në Gjermani. Ka bashkëpunuar me solistë të ndryshëm në Itali, Austri si dhe me ansamblet korale në Greqi, Austri dhe Spanjë, si p.sh. me oratorium The Schopfung (Krijimi të Haydn, etj. Në vitin 1995, gjatë turneut në Francë iu dha emërtimi Virtuozët e rinj të Tiranës. Me 1988 ndërmerr një turne prej 18 koncertesh të suksesshëm në Suedi. Në festivalin e Milleniumit Muzika dhe Rinia në vitin 200 në Vienë, virtuozët vlerësohen me çmimin e parë për orkestrat e harqeve dhe çmimin e madh të Bashkisë së Vjenës për gjithë orkestrat. Shtypi ka përdorur në vlerësimet e veta titujt e mëposhtëm: 22 fëmijë që luajnë me përsosmëri dhe krijojnë emocione të fuqishme (Kronen Cajtung), Një orkestër shqiptare me një përsosmëri të paimagjinueshme dhe me një muzikalitet të spikatur (Kleine Zeitung) Një kompleks me vlera botërore krijuar nga mjeshtri Zhani Ciko (Regione Europa Milano), Ardhja e të rinjve nga Tirana në Festivalin e Murcias do të shkruhet me shkronja të arta në historinë e tij (El Pais- Spanjë),etj.  *********************************************
Ja disa nga artistët e Vituozëve të Tiranës

Ariola Garo- Studioi instrumentin e violinës që në moshë të vogël dhe mbaroi maturën në Liceun Artistik Jordan Misja fillimisht në klasën e prof. R. Papavrami dhe më pas me prof. Zhani Ciko me të cilin ndoqi dhe përfundoi studimet e larta muzikore në Akademinë e Arteve në Tiranë. Ka marrë pjesë që në krijimin e Orkestrës se harqeve Rapsodia Albanese me koncertet në Tiranë, Greqi, Austri e Itali dhe më pas me Virtuozët e Rinj të Tiranës në Francë, Spanjë, Belgjikë , Gjermani, Suedi, Zvicër, Lihtenstein si një nga violinistet kryesore.  

Suela Mullaj-Ka fituar çmimin special në konkursin R.Lipizer dhe në konkursin M.Abbado. Në moshën 14-vjeçare ekzekutoi si soliste Koncertin e Sibelius me Orkestrën e RAI të Milanos dhe dy vite më pas koncertin e Çajkovskit me Orkestrën e Teatrit Regio di Parma. Me orkestrën e harqeve Rapsodie Albanese ka marrë pjesë që në ditët e para duke qenë një ndër talentet e spikatura.  

Klajdi Sahatçi- I filloi mësimet e violinës që në vogëli. Studioi në Liceun Artistik Jordan Misja me M.Abazi dhe K. Skënderi dhe që në fillim të krijimit të Orkestrës së Shkollës nën drejtimin për shumë vite të Mjeshtrit Zhani Ciko e cila i hapi rrugën e suksesit që vijon. Ka debutuar me Orkestrën Guido Cantelli dhe Orkestrën RAI të Milanos. Fitues i çmimit të parë Rovero dOro dhe bursave Sergio Dragoni dhe Marko Koliqi. Ka regjistruar për Mezzo, CLC, Francë 3, RAI, DRS, gasparo Rec USA. Që nga 2007 është koncert maestër i parë i orkestrës së Teatro alla Scala të Milanos dhe i Tonhalle Orchestra Zurich

Albana Laçi- Fituese e Çmimit të talenteve të reja në Tiranë (1987) si dhe të Çmimeve të dytë dhe të parë në Konkursin Alpen Adria Gorizia (Itali). Ka dhënë koncertet si soliste në Austri, Itali, Gjermani. Anëtare e Orkestrës Simfonike të Gracit dhe Operës së këtij qyteti. Më pas Koncert maestër në Orkestrën e Madhe KVG si dhe në orkestrat Spirit of Europe, Filarmonia e Kombeve dhe Simfonietta Baden. Është një nga anëtaret e para të Orkestrës së Harqeve Rapsodia Albanese pranë Liceut Artistik të drejtuar nga Mjeshtri Zhani Ciko në koncertet e dhëna në Shqipëri, Greqi, Itali, Austri.

 
Oreada Çelo Steude- Gjatë ndjekjes së studimeve si violiniste, u angazhua në orkestrën e Liceut Artistik Jordan Misja si dhe në klasën e violinës së Prof. Zhani Ciko me të cilin vijoi dhe studimet e larta në Akademinë e Arteve në Tiranë. Vlerësohet me Çmimin e nderit nga Ministria Austriake e Arsimit dhe Kulturës në Vienë. Zhvillon veprimtari koncertore paralelisht si soliste dhe pjesëtare e kuartetit Letizia Musica Ëien në Austri, Itali, Izrael, Gjermani, Kroaci, etj.

 Eva Bardhi- Për 12 vjet studioi violinë në Liceun Artistik J. Misja. Gjatë këtyre viteve mori pjesë që në fillim me Orkestrën e harqeve të krijuar dhe drejtuar nga Prof. Zhani Ciko, me të cilin u prezantuan dhe jashtë shtetit. Me Orkestrën e Harqeve Virtuozët e Tiranës ka zhvilluar turne në Austri, Gjermani, Itali, Spanjë, etj. Paralelisht me angazhim në disa Orkestra Ndërkombëtare në Austri, luan muzikë dhome në qytetin e rezidencës në Salzburg.

Margret Çeku-Filloi studimin e violinës në Liceun Artistik J. Misja në klasën e Prof. R. Papavramit dhe më pas të Prof. B. Fundo duke qenë njëkohësisht dhe ndër anëtarët e parë të Orkestrës së Harqeve të krijuar dhe drejtuar nga Prof. Zhani Ciko.  Ka zhvilluar disa turne në Zvicër, Sloveni, Luksemburg, Gjermani, Itali, Rumani, Dubai.

 Markeljan Koçibelli- Pas mësimeve muzikore të filluara në qytetin e lindjes në Korçë, pranohet si talent i veçantë në Liceun Artistk J. Misja në Tiranë në klasën e violinës së Prof. Zhani Ciko me të cilin ndjek dhe studimet e larta në Akademinë e Arteve në Tiranë. Prej disa vitesh është koncertma

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›