E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, e qortoi familja, i mituri vret veten me armën e të atit

/>Një tjetër ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në qytetin e Durrësit. Burime nga policia lokale bënë të ditur se një minoren i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë në shtëpinë e tij, me armën e të atit polic, pasi familjarët e kishin qortuar atë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në Shkozet të Durrësit, kur i mituri i dha fund jetës, me një plumb pistolete. Djali me iniciale B. B përdori armën e shërbimit të babait të tij, efektiv i policisë së qytetit bregdetar. Ngjarja ndodhi pas qortimin e viktimës prej prindërve. Ndërkaq, që mbrëmjen e së hënës dhe në Tiranë, një i moshuar i dha fund jetës duke u vetëvarur në shtëpinë e tij. Por viti 2009, në të cilin kemi vetëm pak ditë që kemi hyrë, ka shënuar një numër të konsiderueshëm vetëvrasjesh nga persona të moshave të ndryshme, të cilët kanë përdorur mënyra të ndryshme për të kryer një akt të tillë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›