E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani, 16 minuta në barazimin e Çezenës

SHKRUAN: Jeton Selimi 04-04-2011 11:39

E ka nisur nga stoli ndeshjen e djeshme Erjon Bogdani, ku Çezena e tij priste Fioretinën në “Manuzzi”. Përballja është mbyllur në barazim 2-2, por Bogdani është aktivizuar vetëm në minutën e 29-të të pjesës së dytë, duke zënë vendin e Sanmarkos. Për aq sa ka luajtur, “Bogu” ka qenë shumë aktiv dhe në fund të ndeshjes mund t’u kishte dhuruar fitoren shokëve të skuadrës, nëse gjuajtjen e tij nuk do ta kishte grushtuar mrekullisht portieri Boruç. Ka qenë minuta e 3-të shtesë e ndeshjes, kur Bogdani ka shpërdoruar rastin që do t’u sillte 3 pikët të tijve. Megjithatë, Çezena merr një pikë me vlera që e mban tërësisht në luftë për mbijetesë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›