Bogdani: 21 janari, pjesë e strategjisë së Edi Ramës për të marrë me çdo kusht pushtetin
07-04-2013 / Gazeta 55
Reagim i deputetit, Gerti Bogdani: Rama vazhdon të përgojojë zëdhënësen e PD
Partia Demokratike akuzoi kreun e PS-së, Edi Rama se vazhdon të përgojojë zëdhënësen e saj Laura Vorpsi në vend që të sqarojë socialistët e zhgënjyer mbi 21 janarin. Në emër të selisë blu, deputeti Gerti Bogdani pohoi se Rama nuk e pranon dot që aleanca me Metën tregoi se, për të, 21 janari ishte thjeshtë një strategji politike.
“Edi Rama e dëshmoi qartë dje se 21 janari nuk ka më asnjë lidhje me drejtësinë apo moralin. Madje, ai tani ka guximin dhe të bëjë humor e batuta me atë ngjarje. Sepse për të, 21 janari është dhe ka qenë vetëm një çështje politike, pjesë e strategjisë së Tij, për të marrë me çdo kusht dhe mjet pushtetin”, u shpreh Bogdani.