Berisha: TAP është mënyra më e mirë për transportin e gazit drejt Europës
Kryeministri merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror për Dialog Strategjik në Baku
Kryeministri Berisha përmes një mesazhi të postuar në faqen e tij në rrjetin social Facebook bëri me dije se do të jetë i pranishëm në Forumin Ekonomik Botëror për Dialog Strategjik në Baku. Gjatë pjesëmarrjes së tij në këtë forum, kreu i qeverisë shqiptare paralajmëroi se do të zhvillojë një takim me Presidentin dhe Kryeministrin e Azerbajxhanit për te garantuar se TAP është mënyra me e mire për transportin e gazit drejt Europës.
“Të dashur miq, sot po udhëtoj për Baku, ku do marr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror për Dialog Strategjik. Atje do të diskutojmë mbi vazhdimësinë e zhvillimit ekonomik me liderë të tjerë rajonal. Dhe, me e rëndësishmja është takimi edhe me Presidentin dhe Kryeministrin e Azerbajxhanit për të garantuar se TAP është mënyra me e mire për transportin e gazit drejt Europes. TAP përkthehet ne miliarda dollarë investime në Shqipëri dhe 20,000 vende pune të reja që do të rezultojnë nga ky investim. TAP bën që i gjithë vendi të ketë furnizim me gaz të lirë, duke ulur kostot e gatimit dhe ngrohjes për çdo familje, dhe duke ulur kostot edhe për biznesin. Projekte të tilla janë zgjidhjet reale dhe konkrete që na nevojiten për më shumë punësim dhe një Shqipëri të zhvilluar! Sb”, shkruan Berisha në Facebook.