Vigani: Elena më ka dalë nga qejfi, kam ulur veten
TIRANE-Elena dhe Vigani debatojnë në kuzhinë dhe më pas ajo largohet duke e lënë vetëm Viganin. Në atë moment në kuzhinë ndodhet edhe Iliri. Ai e ngacmon Viganin me shaka, duke i thënë “Hë se pajtoheni prapë ju, vetëm thuaj ishalla nuk na ndërhyn Likja në mes” dhe qesh.
Vigani ia kthen: “Po për mua merre direkt, më ka dalë prej qejfi”. Përgjigjja e Viganit pritet me habi nga Iliri, i cili e pyet “pse nuk të pëlqen më?” Më pas Vigani i thotë: “E kam ul veten pak poshtë. Kam rënë në disa situata me të që nuk kam rënë asnjëherë në jetën time”. Iliri mundohet që ta përkrahë në një farë mënyre, duke i thënë se ai nuk ka rënë poshtë, por thjesht është nxituar pak në lidhje me raportin që ka krijuar me Elenën.
(d.b/BalkanWeb)