E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani, 5 minuta në fushë

Erjon Bogdani rikthehet në fushës pas më shumë se një muaji “stop”. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare është rikuperuar për sfidën e djeshme, ku Kievo priti në fushën e saj Xhenoan.

Gjithsesi, për shkak të mosaktivizimit të gjatë, 31-vjeçari e ka filluar ndeshjen nga stoli i rezervave. Ai është aktivizuar vetëm 5 minuta përpara fundit të sfidës, por nuk ka mundur të ndihmojë veronezët që të merrnin një rezultat pozitiv.

Përkundrazi, vetëm pak çaste pas aktivizimit të Bogdanit, që zëvendësoi Fabio Moron, Kievo pësoi gol. Në të 89-ën, Xhenoa realizoi me uruguaianin Ruben Oliveira, duke marrë tri pikë me shumë vlera në “Bentegodi”.

Me këtë humbje, verdheblutë regjistruan disfatën e 12-të sezonale dhe e shohin veten gjithmonë e më të pashpresë për të mbijetuar në Serinë A. Kievo mbyll tabelën e klasifikimit, me vetëm 9 pikë në 17 javë të zhvilluara.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›