Guardiola lavdëron Henryn
Menaxheri i Barcelonës, Josep Guardiola, ka qenë plot lëvdata për autorin e golit të dytë, që i solli edhe fitoren në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Villarrealit. "Jam shumë i kënaqur me të, ai është një person shumë i edukuar, një gjë fundamentale për karrierën e tij, një person modest dhe i kujdesshëm", ka thënë Guardiola. "Ai duket se tash është liruar dhe e dimë se ai mund të vendosë çdo ndeshje. Është e rëndësishme pasi kjo na jep një alternativë të re", përfundon spanjolli.