E Shtunë, 31 Tetor 2026

Behrami shënon, Zola lehtësohet

Valon Behrami i jep pak frymëmarrje trajnerit Xhanfranko Zola.

Mesfushori kosovar, me pasaportë zvicerane, shënoi golin e fitores 1-0, që skuadra e tij arriti në fushën e vështirë të Sandërlendit.

Behrami, i cili ka qenë padyshim një prej lojtarëve më të mirë në fushë, ka përshëndetur rrjetën në minutën e 20-të të takimit. 23-vjeçari ka pasur edhe një tjetër mundësi mjaft të mirë shënimi në fund të pjesës së parë, por, edhe pse ishte i vetëm përpara portës së boshatisur, ai goditi traversën.

Me këto tri pikë, Uest Hemi shkëputet disi nga “zona e ftohtë” dhe tashmë renditet në vendin e 13-të. Me triumfin përballë Sandërlendit të Roi Kin, tekniku Zola shpëton postin në drejtim të Uest Hemit. Pozitat e tij ishin mjaft të lëkundura, pasi ky është trepikëshi i parë në tetë javët e fundit të Premiershipit.



Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›