Rama: Saliut i rëndojnë mëkatet, në Lezhë do humbë edhe mandatin e 4-t
LEZHE- Partia Socialiste i përmbylli në Lezhë takimet elektorale të ditës së sotme,. Teksa prezantoi kandidatët e skuadrës së Rilindjes, kreu i PS-së Rama u shpreh i bindur se lezhjanët më 23 qershor do votojnë syhapur dhe për veten e tyre. Rama premtoi se ai ka përgjegjësi të shumëfishtë, për t’i dalë për zot çdo zotimi që ka bërë.
“Era e Rilindjes paska fryrë aq fort sa e paska mbushur jo vetëm sheshin, por gjithë hapësirat boshe mes pallateve në Lezhë, me njerëz të gatshëm për tu bërë pjesë e Rilindjes. Unë përulem para jush sepse as në ëndrrën më të bukur nuk do e kisha parë këtë shesh të tejmbushur. Sot Lezha falë jush po i jep gjithë Shqipërisë një mesazh të rëndësishëm se ka vendosur të mos votojë më sy mbyllur për partinë por sy hapur për rilindjen, për të hapur rrugën për vetveten”, tha ai.
Duke iu referuar deklaratave të kryeministrit Berisha, se në Lezhë do marrë 5 mandate, kryesocialisti e ironizoi, teksa tha se ai e ka humbur edhe mandatin e 4-t.
“Kur vjen këtu katragjyshi thotë se do marrë mandatin e 5-të, por sot duket si iku i katërti, se ai është shumë i lodhur. E keni dëgjuar kur thotë jam i lodhur por për popullin, po mirë pse populli nuk ka ujë për të pirë, pse populli nuk ka ujë për të vaditur tokën e bukës, pse populli në veri përmbytet sa herë bie shi. Saliu është i lodhur sepse është rënduar shumë nga zullumet e pushtetit, nuk rri dot më në qafën e popullit. Përveç zullumeve duhet të mbajë dhe antiplumbin që e lodh edhe më shumë, jo vetëm nga pesha e hekurave por edhe nga pesha e mëkateve”, u shpreh Rama.
Duke akuzuar më tej kreun e qeverisë, Rama tha se, “8 vite më parë nxirrte duart përpara jush dhe thoshte shikojini i kam të pastra, më votoni mua. Tani i ka të zhytura në zullumin e korrupsionit që e ka rrënuar Shqipërinë. Në vijat e duarve të tij mund të lexosh rrugën e tragjedive të këtij vendi, nga Gërdeci tek 21 janari, nga përmbytjet pafund tek listat e ushqimoreve. 4 vite më parë thoshte na jepni votën se bota na beson. Po sot kush i beson? Keni parë më botën t’ja hedhi sytë këtyre? Sot katragjyshit nuk i beson më asnjë demokrat i zakonshëm i këtij vendi, neve na beson Shqipëria dhe bota. E keni dëgjuar gati sa nuk qan këto ditë, aman lodhem për ju, jam mjek, jam human, ma jepni edhe ketë herë votën, po si mund t’ja japin më votën shqiptarët, hera e parë 4, hera e dytë 44, kujtoni 44 dhe votoni 29”, vijoi Rama.
Të gjitha ata që sot janë të papunë tha më tej kryesocialisti, duhet të votojnë për PS më 23 qershor për të pushuar nga puna kryeministrin Berisha.
“Duart e të papunëve duhet të pushojnë katragjyshin e lodhur me antiplumb nga puna, që Shqipëria të fillojë rrugën e punësimit. Në 23 qershor të gjitha dyert e atyre që janë papunë duhet të shkojnë tek numri 29 për ta bërë shërbimin shëndetësor falas”, tha Rama ndër të tjera.
(ma.ar/BalkanWeb) Lidhje te tjera Laç, Rama: Kur e keqja e kap për fyti një popull, faji është i të mirëve që rrinë duarkryq