E Diel, 1 Nëntor 2026

Laç, Kodheli: PS do heqë frikën dhe do ju sjellë sigurinë

LAÇ- Kandidatja për deputete Mimi Kodheli gjatë takimit elektoral në qytetin e Laçit, teksa u kërkoi votën laçianëve, premtoi se PS do heqë frikën në rrethin e Kurbinit dhe do sjellë sigurinë.

“Nga ky shesh do fillojë shpresa e nënave dhe motrave kurbinase. Kam një mesazh, nuk do flas as për papunësinë dhe varfërinë që bën kërdinë. Një mesazh dua ti coj nënave dhe vajzave të këtij rreth , do e heqim frikën në këtë rreth, do sjellim sigurinë tuaj. Do ju sigurojmë një jetë të qetë kur natyrshëm mund të jetoni jetën tuaj. Uroj që më 23 qershor të votoni për PS të lirë, do e sjellim lirinë dhe demokracinë në këtë vend si në gjithë Shqipërinë”, u shpreh Kodheli.

Ndërkohë, gjatë fjalës së tij kandidati për deputet Armando Prenga tha: “Sfida jonë ka qenë në 2009, kur votuam Edi Ramën, dhe viti 2011 kur votuam Artur Bardhin. Revolucioni do vijë nga Kurbini”.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›