Bogdani: Fushatat nuk fitohen vetem me rrjetet sociale Qamil Xhani
Nese per nje pjese te politikaneve, rrjetet sociale si "Facebook" e "Twitter" jane nje risi e koheve te fundit, per deputetin e PD-se Gerti Bogdani, komunikimi publik online eshte i njohur prej kohesh. Kjo per shkak se dhe forumi i tij universitar eshte i specializuar ne fushen e informatikes. Po edhe pse mund te thuhet se i perket brezit te politikaneve te lidhur mjaft me hightech, Bogdani shprehet se teknologjia ne politike nuk duhet mbivleresuar. "Fushatat elektorale nuk mund te fitohen vetem nepermjet rrjeteve sociale, por eshte e sigurt qe humben nese keto rrjete sociale nuk perdoren", thote Bogdani ne nje interviste per "Koha Jone". Deputeti i PD-se tregon pervojen e tij ne komunikimin publik ne rrjetet sociale, por edhe eksperiencen e politikes ne Shqiperi. Ndersa komenton dhe perdorimin e ketyre rrjeteve nga kreu i opozites, duke e cilesuar si paradoks qendrimin kritik ndaj investimeve te mazhorances ne teknologji dhe vet perdorimin e rrjeteve nga opozita.
Z. Bogdani jeni nje nga politikanet qe jane perdoruesit me te hershem te "Facebook". Adresa rezulton e hapur ne FB ne vitin 2007. Çfare ju shtyu drejt kesaj zgjedhjeje?
Formimi im eshte ne fushen e teknologjise dhe informatikes dhe si i tille, ideja e nje rrjeti si "Facebook" ishte shume intriguese, megjithese do te thoja qe nuk eshte i pari i kesaj forme, porabsolutishtmeiavancuari dhe i sofistikuari. Hapjen e profilit ne "Facebook" e bera per te pare si funksiononte ne radhe te pare, e me pas per t'u lidhur me miqte e mi te vjeter apo miqte nga universiteti ne Shtetet e Bashkuara. Me pas u kthye ne nje mjet te rendesishem komunikimi, jo vetem me miqte, por edhe ne funksion te detyres sime publike.
Pse keni zgjedhur "Facebook" dhe jo rrjetet e tjera sociale per te qene me aktiv?
Rrjetet sociale linden si nje mundesi komunikimi mes miqve, por sot kane nje rendesi shume te madhe ne komunikimin me publikun. Si te tilla duhen edhe perdorur ne varesi te ambientit ku jetojme dhe punojme, keshtu: ne Shqiperi rrjeti social i perdorur me shume nga publiku i gjere eshte "Facebook", ndaj ben sens perdorimi i tij; nga ana tjeter "Twitter" ka shume perdorues ne vende te ndryshme te botes, por ka shume pak perdorues ne Shqiperi. Ndryshimi tjeter rrenjesor eshte edhe menyra e komunikimit, "Facebook"-u te jep mundesine e komunikimit te dyanshem, ajo qe eshte me e rendesishmja eshte marrja e nje feedback- u te drejtperdrejte dhe te zgjeruar, ka gjithashtu disa elemente shtese ne krahasim me "Twitter".
E administroni vete faqen, apo ka persona te stafit tuaj qe i mirembajne?
Normal qe profilin tim personal dhe faqen time publike i administroj vete dhe mundohem te mbaj nje komunikim te drejtperdrejte.
Sa kohe ne dite harxhoni mesatarisht ne rrjetet sociale? Ju eshte dukur ndonjehere si humbje kohe?
Kjo ne varesi te kohes, aktivitetit apo ngjarjeve te dites. Ndoshta nuk arrij dot t'u kthej pergjigje te gjitha mesazheve ne kohe, por mundohem t'u dedikoj kohen e duhur atyre qe me shkruajne.
Muajt e fundit jane shtuar politikanet e dy forcave kryesore PD-PS, qe jane aktiv ne "Facebook". A mund te themi se ka konkurrence dhe fushate ne rrjetet sociale?
Patjeter qe po, por edhe kjo lloj fushate ka specifikat e veta, jam i sigurt qe edhe ketu qytetaret apo te rinjte, te cilet jane perdoruesit me te shpeshte te rrjeteve sociale, dine te bejne dallimin mes politikaneve dhe kush eshte i vertete apo kush eshte "fallco" ne perdorimin e ketyre rrjeteve. Ndonese mediat sociale jane bere tashme element i rendesishem i fushatave, nuk duhet harruar sidoqofte qe eshte kontakti i drejtperdrejte dhe takimi fizik me njerezit ai qe te ben te jesh me afer tyre dhe rrjedhimisht te jesh nje politikan me i mire.
Jo gjithmone mbeshtetesit online perkthehen ne mbeshtetes real, apo e thene me thjeshte, ne vota. Rritja e fansave dhe komenteve pozitive, a nuk mund te krijoje nje realitet virtual per politikanin duke mos i vene ne dukje problemet qe mund te kene qendrimet e tij?
Persa i perket perkthimit te mbeshtetesve online ne mbeshtetje reale, studime te ndryshme arrijne ne te njejtin konkluzion te perbashket. Fushatat elektorale nuk mund te fitohen vetem nepermjet rrjeteve sociale, por eshte e sigurt qe humben nese keto rrjete sociale nuk perdoren. Ajo qe eshte e sigurt eshte fakti qe politikanet dhe politike beresit nuk duhet te humbin asnjehere lidhjen me rea l i - tetin. Megjithate, nese politikani arrin ta beje kete dallim nuk besoj qe rrjetet sociale mund te sjellin nje realitet virtual, per me teper kur kontakti me ndjekesit online eshte shume i gjere. Komunikimi i drejtperdrejte ne rrjetet sociale eshte mbi te gjitha shume i lire dhe shpesh here komentet apo mesazhet nuk jane thjesht pozitive, ne kete menyre bejne qe te njihesh edhe me problematike, qe ndryshe do te ishte e veshtire per shkak te kohes apo distancave.
Perdorimi i rrjeteve sociale ne zonat rurale, ka perdorim me te paket. A nuk rrezikojne politikane te izolohen vetem ne nje grupim te caktuar njerezish?
Jo, ashtu sikurse e thashe me siper, ata politikane qe nuk humbin lidhjen me realitetin nuk rrezikojne ta bejne nje gje te tille. Por te mos harrojme edhe nje fakt shume te rendesishem, projektin prioritar Shqiperia Dixhitale, nje projekt tek i cili Kryeministri Berisha ka shpenzuar shume energji dhe qe sot eshte nje projekt shume i suksesshem. Interneti shperndahet falas jo vetem ne çdo shkolle, por edhe ne te gjitha zyrat postare ne çdo cep te Shqiperise (krahasuar me vitin 2005 penetrimi i internetit eshte mbi dhjetefishuar ne Shqiperi) e si i tille i jep mundesine edhe banoreve apo te rinjve ne zonat rurale te jene perdorues te kesaj teknologjie.
Fenomeni i rrjeteve sociale, jo gjithmone eshte cilesuar si pozitiv. Rasti me i fundit eshte ai i komikut Beppe Grillo ne Itali, levizja politike e te cilit u zhvillua me shume ne rrejte sociale dhe jo ne mediat tradicionale si televizione dhe gazeta. A rrezikojme te kemi fenomene te ngjashme ne Shqiperi?
Beppe Grillo ne Itali eshte rasti me i fundit, por raste te ngjashme ka pasur edhe ne vende te tjera evropiane, ku me i ndjeshmi ishte ai i Partise se Pirateve ne Gjermani. Rasti i Italise eshte reflektimi i nje mosbesimi te pergjithshem i publikut dhe qytetarit italian ndaj politikes italiane dhe krizes se thelle ekonomike. Nuk besoj se rrezikojme qe fenomene te ngjashme te ndodhin edhe ne Shqiperi, realiteti shqiptar eshte shume me ndryshe nga ato te vendeve fqinje.
Ndonjehere, jo pa humor thuhet se Shqiperia Dixhitale, edhe pse nje nga zhvillimet qe mban vulen e mazhorances, me shume i ka sherbyer kreut te PS dhe opozites per te shprehur pikepamjet dhe kritikat ndaj PD ne rrjetet sociale. Si e komentoni kete gje?
Nje tjeter paradoks i politikes se liderit te opozites dhe nje tjeter prove konkrete, qe nihilizmi i tij i pergjithshem, eshte thjesht zhurme politike dhe aspak reale apo konkrete. Por sidoqofte, supremacia e Kryeministrit me mbi me shume se 460,000 ndjekes ne Facebook tregon qe Shqiperia Dixhitale i ka sherbyer shume me teper atij si iniciator dhe promovues i kesaj nisme.