Zogaj: Rama gabon, jo vota per vende pune Qamil Xhani
Koordinatori i koalicionit te majte, Prec Zogaj e cileson platformen e PS-se per bashkepunimin me aleatet, si nje projekt qe bie ne kundershtim me parimet e meparshme qe ka mbajtur PS-se. Ne nje deklarate per mediat, Zogaj shprehet se ka kunderthenie mes qendrimeve te PS-se dhe kjo ishte nje nga arsyet, se perse ai nuk ishte i pranishem ne takimin e zhvilluar dy dite me pare ne Partine Socialiste me aleatet e koalicionit. “Nuk perkon kjo ideja e dale dje, per mbledhjen e votave dhe kembimin me vende pune me tezen e meparshme se askujt nuk do t’i kercenohet vendi i punes mbi bazen e bindjeve politike. Ka kunderthenie ne keto dy qendrime. Keshtu qe kjo ishte nje nga arsyet qe nuk isha i pranishem”, shprehet Zogaj. Koordinatori i koalicionit te majte, nuk pajtohet edhe me menyren sesi do te funksionoje ky koalicion. Zogaj shton se personalisht nuk ka pasur asnje interes per ta pare funksionimin e koalicionit mbi bazen e posteve politike. “Ai takim u mblodh per te diskutuar, sesi do te trajtohen aleatet ne rangje postesh. Domethene sa duhet te marre nje parti per te marre nje post nga niveli me i ulet deri ne nivelin me te larte. Duke qene nje individ, une nuk kisha ndonje terheqje te tille. Vec kesaj, kjo ndarja e votave me nje vend pune ne shtet, apo dy vende pune ne shtet s’ka qene kurre rroba ime si politikan”, shprehet Zogaj. Ai shton se kete model, opozita mund ta vere ne zbatim, por ai personalisht ka nje tjeter mendim sesi duhet te mblidhen votat dhe te vihet ne levizje nje koalicion i madh opozitar. “Ata mund ta bejne, se ne Shqiperi jemi, por une nuk kam si te dal kunder vetes ne kete pike”, shprehet Zogaj. I pyetur nese do te jete serish pjese e opozites, publicisti Zogaj shprehet se do te marre nje vendim, vetem pasi te jene qartesuar ceshtjet qe lidhen me funksionimin e koalicionit. “Une kam nje histori politike te djathte. Do te me duhet te verifikoj arsyet e mbetura per te qene pjese e koalicionit te majte. Une kam nje histori politike jo socialiste. Vazhdimesia ime ne gjirin e se majtes, varet nga zhvillimet ne vij”, u shpreh Zogaj. Ai shton se ka pasur komunikim me kreun e PS-se dhe nuk e quan veten si te larguar nga koalicioni i majte. “Me Ramen kam pasur komunikim edhe gjate koheve te fundit. Nje komunikim shume te hapur, per zhvillimet, per prurjet, per projektin qe une kam paraqitur ne kete force politike. Duke pare qendrimet e fundit do te me duhet te riverifikoj arsyet e mbetura per qendrimin tim ne tryezen e tij”, shprehet Zogaj.