E Shtunë, 31 Tetor 2026

Olldashi: Rruget, ndikim ne punesim Eglantina Nasi

Ndertimi i infrastruktures rrugore ka nje ndikim te drejtperdrejte ne punesimin e qytetareve. Me nje qendrim te tille, ministri i Puneve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi, iu eshte kunderpergjigjur deklaratave te bera dje nga kreu i Partise Socialiste se nuk ndodh gjithmone ne fakt qe nje veprim i tille, te nxise punesim. "Nuk mjafton te asfaltosh, te cash pergjate rruges ndonje tunel, aq me teper te hedhesh para per rruge qe nuk permbushin asnje standard", ka deklaruar ai. Duke u kundershtuar menjehere nga ministri Olldashi per nje akuze te tille, me faktin se sot, “keto rruge shfrytezohen per te derguar produktet ne tregje”. Por edhe se “edhe me shume shqiptare jane te punesuar ne kete cikel, duke transportuar produktet ne portet dhe ne kufijte e vendit, per t’i shituar ne tregun boteror”. Ne kete kendveshtrim, sipas tij, “kjo eshte edhe arsyeja pse ne kemi shtruar 10 mije kilometra rruge, dhe qytetaret mund t’i shohin vete rezultatet”. “Sulmi i zotit Rama mbi rruget, - thekson me tej ne qendrimin e tij, kreu i MPTT-se, Olldashi, - tregon se ai nuk e ka absolutisht idene se si rritet biznesi dhe si krijohen vendet e reja te punes”. “Teksa ndertoheshin keto rruge te reja, 45 mije shqiptare u punesuan cdo vit ne kete proces", ka qene nje argument tjeter i dhene nga ministri Olldashi, lidhur me kete ceshtje. Duke faktuar me shifra konkrete sesi politika e punesimit, e ndjekur nga qeveria edhe permes realizimit te projekteve te medha infrastrukturore, ka dhene rezultatet e veta pozitive, permes shtimit te numrit te mijera te punesuarve ne rang vendi. Dhe duke hedhur poshte ne te njejten kohe, pretendimet e kryesocialistit, per te kunderten.

“Kur rruget u ndertuan, biznese te reja linden”

“Kur rruget u ndertuan, biznese te reja linden, duke punesuar me shume shqiptare”. Ky eshte nje argument tjeter i perdorur nga ministri i Puneve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi, ne reagimin e tij kunder kryesocialistit Rama se “nuk mjafton te asfaltosh apo te cash pergjate rruges ndonje tunel”. Duke i qendruar keshtu idese se sipermarrja gjigante e ndertimit te rrugeve te reja ne rang vendi, ka patur nje impakt mjaft pozitiv ne sipermarrjen e lire si te tille, por edhe ne ate rritjen e treguesit te punesimit ne vend.

“Plani i Rames per punesim, nje fantazi e sajuar”

“Plani i zotit Rama per punesim, eshte nje fantazi e sajuar ne dhomen e tij te ndenjes”. Me nje deklarate te tille, ministri Olldashi ka komentuar premtimet e fundit te kryesocialistit mbi punesimin, sipas te cilave, ky tregues do te njohe permiresim te shifrave te tij pasi te vije ne pushtet. Ne nje kohe, kur e djathta, se fundmi edhe permes kryeministrit Sali Berisha, ka pohuar se do te vazhdohet rruga e nisur per hapjen e reja te punes, si dhe ajo e arritjeve te shenuara ne sektorin e infrastruktures.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›