E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: LSI, e mesmja e arte per stabilitetin politik Qamil Xhani

Kryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Ilir Meta, u shpreh dje se vota per LSI-ne eshte vote per stabilitetin dhe integrimin e vendit. Ne takimin e zhvilluar ne qytetin e Policanit, Meta u shpreh se LSI-ja eshte forca qe do te percaktoje qeverisjen e vendit. “Ne jemi te sigurt qe me 23 qershor, rezultati do te jete jashtezakonisht pozitiv per LSI-ne dhe kjo eshte e sigurt nga te gjithe, eshte “ngjarje e sigurt kjo” quhet ne probabilitet. LSI-ja do te jete ajo qe do te vendosi te ardhmen, do te percaktoje akoma me shume qeverisjen e ardhshme te vendit dhe kjo eshte pozitive, sepse LSI-ja eshte nje force me kembe ne toke, kujdeset per njerezit, ka pergjegjesi per vendin, qe ka prioritete te qarta sidomos per zhvillimin e ekonomise dhe per punesimin”, u shpreh Meta.

Ne takimin e zhvilluar ne qytetin e Corovodes ne Skrapar, Meta shtoi se vendi duhet te ece me shpejt drejt integrimit ne Bashkimin Evropian. “Ne duam qe te ecim me shpejt, e gjithe Shqiperia te ece me shpejt, edhe Policani te ece me shpejt. Nuk duhet te bejme gabime te se kaluares. Populli shqiptar nuk ka kohe te genjehet, nuk ka kohe te mashtrohet, aq me teper ne kete periudhe krize per te gjithe boten, per te gjithe Evropen, per Greqine, per Italine, qe ju e dini shume mire. Prandaj duhet forcuar stabiliteti i vendit, por edhe Shqiperia duhet te ece me shpejt. Duhet gjetur nje e mesme e arte dhe e mesmja e arte eshte LSI-ja”, u shpreh Meta. Kreu i LSI-se shtoi se me teper perfaqesim pas 23 qershorit, sepse situata eshte shume me e favorshme per te. Ai shtoi se do te kete me shume investime ne qarkun e Beratit. Ndersa shtoi se LSI-ja do te marre nje rezultat me pozitiv ne zgjedhjet e ardhshme. “Ne jemi perpjekur te bejme me te miren. Sikurse e tha edhe Nasipi, ne kemi bere maksimumin brenda mundesive qe kemi pasur. Mundesite i kemi pasur te kufizuara, sepse edhe mandatet i kemi pasur te kufizuara dhe cdo gje ne politike eshte ne raport te drejte, pra ndikimi, me perfaqesimin”, u shpreh Meta. Kreu i LSI-se ka shtuar se nga Kodi Zgjedhor i viteve te meparshem, LSI-ja eshte demtuar ne menyre te padrejte. Ndersa ka shtuar se me perfaqesimin ne Komisionet Zgjedhore, vota e LSI-se do te jete me e sigurt. “Natyrisht qe ai nuk ka qene perfaqesimi yne i merituar, sepse ne jemi goditur padrejtesisht. Ju e dini shume mire, sepse ju i keni vuajtur edhe me shume ne terren padrejtesite ndaj LSI-se, por situata eshte shume me e favorshme. Ndryshe nga zgjedhjet e 2005-es dhe 2009-es, ne hyjme ne keto zgjedhjet si te barabarte me te gjithe te tjeret, kemi komisionare, kemi numerues, kemi anetarin e KQZ-se, kemi eksperiencat e duhura dhe tani do te arrijme nje rezultat maksimal qe te kompensojme edhe ato humbjet e 2005-es dhe te 2009-es”, u shpreh kreu i LSI-se. Meta shtoi se ne Qarkun e Beratit pretendimet e LSI-se, jane shume me te medha se sa ne te kaluaren, sepse edhe mundesite jane shume me te medha.

DEKLARATA

“LSI-ja do te jete ajo qe do te vendosi te ardhmen, do te percaktoje akoma me shume qeverisjen e ardhshme te vendit dhe kjo eshte pozitive, sepse LSI-ja eshte nje force me kembe ne toke, kujdeset per njerezit, ka pergjegjesi per vendin, qe ka prioritete te qarta sidomos per zhvillimin e ekonomise dhe per punesimin”, u shpreh dje Meta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›