E Diel, 1 Nëntor 2026

Bogdani: Kryesocialisti me mentalitetin e së shkuarës, po pengon integrimin

03-03-2012 / Gazeta 55

Partia Demokratike akuzon kryetarin e opozitës, Edi Rama se po bllokon procesin e integrimit të Shqipërisë. Nëpërmjet një deklarate për mediat, deputeti Gerti Bogdani u shpreh se Rama dhe Partia Socialiste udhëhiqen ende nga mentaliteti i së shkuarës. Sipas tij, këtë e tregon ekzaltimi i pamasë i Edvinit pas shtyrjes për një kohë tjetër të rekomandimit për statusin e vendit kandidat. “Lexuesit e rregullt të pamfletit Zëri i Popullit janë të pakët, por për informacion të gjithë qytetarëve shqiptarë ja se si hapet sot ky pamflet. E citoi “Goditja e dytë për Saliun PE: Asnjë Progres” pikërisht ky titull kryesor i Zërit të Popullit tregon qartë politikën, tregon qartë synimet dhe qëllimet e zotit Rama, tregon qartë se për Partinë Socialiste dhe për zotin Rama integrimi apo jo i Shqipërisë në Bashkimin Europian, marrja apo jo e statusit kandidat në Bashkimin Europian quhet fitore apo humbje e kësaj mazhorance ndërkohë që është e kundërta është fitore ose humbje për çdo qytetarë shqiptarë. Po kjo është e qartë për një arsye të vetme kjo politikë, ky qëndrim, ky problem fillon që në gjenezë, që në krijimin e Partisë Socialiste dhe paraardhëses së saj, që në lidershipin e sotshëm të zotit Rama dhe paraardhësve të tyre. Para 50 vitesh e mbajtën Shqipërinë të izoluar për 50 vite me radhë sepse e kishin mundësinë dhe e kishin në dorë sot një gjë e tillë nuk e kanë mundësinë, sot një gjë të tillë nuk e kanë në dorë. Ajo që ka mundësinë zoti Rama dhe Partia Socialiste është bllokimi apo vonesat në statusin e vendit kandidat për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ky mentalitet i së shkuarës vazhdon edhe sot në lidershipin e Partisë Socialiste sepse në interes të tyre nuk është interesi i çdo qytetari shqiptarë, interesi i tyre është të bllokohet Shqipëria dhe shqiptarët. Sepse është po kjo gazetë që për numra e numra me radhë ka sulmuar rrugën e Kombit që nuk ishte një fitore e Kryeministrit Berisha, ishte një meritë e tij, por ishte një fitore për të gjithë shqiptarët brenda dhe jashtë kufirit të Shqipërisë”- u shpreh Bogdani. Sipas deputetit demokrat, për muaj me radhë Rama ka sulmuar hyrjen dhe anëtarësimin e Shqipërisë në NATO që nuk ishte një fitore vetëm e Kryeministrit Berisha ishte meritë e tij, por fitorja e çdo qytetari shqiptarë. “Kanë sulmuar liberalizimin e vizave që përsëri ishte një meritë e Kryeministrit Berisha, por fitore e çdo qytetari shqiptarë. Por ajo që është sot e qartë jo vetëm për ne, por për çdo qytetarë shqiptarë lexues apo jo i Zërit të Popullit është fakti që ai që bllokon statusin e vendit kandidat për Shqipërinë, ai që mundohet ta pengojë procesin e integrimit Europian të Shqipërisë është zoti Rama për shkak të politikës të ngushtë për interesa personale, për shkak të trashëgimisë të tij të ngushtë që e la Shqipërinë në errësirë për 50 vite”- tha Bogdani.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›