Berisha shmang incidentin Tusha sulmon Presidentin
Kryeministri Sali Berisha arriti dje te zhvillonte ne Lezhe te gjithe ceremonialin qe zyra e shtypit te tij kishte lajmeruar se kreu i qeverise do te mbante me rastin e 568-vjetorit te Beselidhjes se shquar shqiptare. Ndonese situata politike ne vend ishte tensionuar per shkak te protokollit te ceremonialit te Lezhes Berisha nuk shfaqi asnje shenje reagimi dhe shmangi retoriken politike duke u perqendruar ne fjalen e tij te ngjarja e ndodhur rreth gjashte shekuj me pare. Sipas Berishes ne 2 mars te vitit 1444 ne kete qytet lindi parimi i perjetesise se shqiptareve parimi i bashkimit te tyre parimi i shenjte Nje komb nje qendrim. Kryeministri theksoi se shqiptaret duke iu bashkuar Lidhjes se Lezhes qendruan dhe shkruan kapitullin me te ndritur te te gjithe historise se tyre kombetare. Sipas kreut te qeverise shqiptaret pane te Skenderbeu doktrinen e vokacionit te tyre perendimor dhe se sot duhej te behej gjithcka per te vendosur kombin shqiptar ne BE dhe integrimin e plote te dy shteteve shqiptare. Por kryetari i Bashkise se Lezhes Viktor Tusha perfaqesues i Levizjes Socialiste per Integrim ishte i vetmi zyrtar ne ceremonialin e djeshem qe reagoi ndaj akuzave te Presidences per perjashtimin e fjales se kreut te shtetit Bamir Topi nga kjo ceremoni. Ne nje prononcim per median Tusha theksoi se Presidenti e ka pasur ftesen per ne ceremoni dhe te drejten e fjales por nuk e konfirmoi prezencen e tij. Presidenti nuk e konfirmoi pjesemarrjen ne kete ceremoni. shte e pakuptimte mospjesemarrja e Presidentit sepse ne protokoll ishte shenuar se ai do te mbante fjalen theksoi kryebashkiaku i Lezhes. Madje ai fajesoi Topin ne menyre indirekte duke theksuar se 568 vjet me pare Skenderbeu bashkoi princat e mbare vendit ne nje Kuvend kurse sot klasa politike nuk gjen kuraje te bashkohet per nje dite te vetme. Ne ceremonialin e djeshem ne Lezhe ishin te pranishem edhe Kryetarja e Parlamentit te Shqiperise Jozefina Topalli ministri i Jashtem zoti Edmond Haxhinasto ministra te kabinetit qeveritar deputete kryetari i Bashkise se Tiranes Lulzim Basha nenkryetari i Parlamentit te Kosoves zevendeskryeministri i Kosoves zevendeskryeministri i Maqedonise dhe shume personalitete te tjera.