E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqi 9 te vdekur e 11 te plagosur ne aksident



9 persona kane vdekur dhe 11 te tjere jane plagosur si pasoje e nje aksidenti rrugor qe eshte regjistruar ne qytetin me te madh te Turqise ne Stamboll. Tragjedia ka ndodhur kur nje minibus dhe nje kamion jane perplasur ne nje autostrade ne afersi te Basaksehir. Kushtet e pafavorshme atmosferike dhe lageshtira e ardhur si pasoje e reshjeve bene qe pasojat e aksidentit te ishin fatale per disa persona. Te plagosurit jane derguar ne spital per trajtim me te specializuar mjekesor dhe bene te ditur se disa prej tyre jane ne gjendje kritike. Televizonet turke kane transmetuar pamjet e aksidentit ndersa shihen qarte edhe automjetet e shkaterruara plotesisht. Sipas mediave lokale mesohet se me minibusin eshte perplasur nje cisterne. Pese prej viktimave humben jeten ne vendngjarje teksa kater te tjere humben jeten ne spital.
Policia vazhdon hetimet per zbardhjen e arsyeve te aksidentit tragjik. Nje deshmitar okular tha se ne momentin e perplasjes minibusi dhe cisterna ishin me shpejtesi te larte.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›