E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afelai goditja e radhes per Barcelonen

Barcelona godet serish ne merkato. Pas zerave te diteve te fundit ja ku vjen edhe konfirmimi Ibrahim Afelai eshte futbollist i Barces. Mediat spanjolle dhe ato holandeze bejne me dije se mesfushori i PSV Eindhovenit ka arritur nje marreveshje me klubin katalanas per tu veshur blaugrana ne merkaton e janarit. Lajmi konfirmohet edhe nga klubi holandez qe ben te ditur se lojtari eshte i kenaqur qe ka kurorezuar endrren e tij per te luajtur ne nje klub si Barcelona. Bisedimet mes tij agjentit dhe Barcelones jane zhvilluar ne nje klime pozitive por ende nuk kane marre fund. Por mediat spanjolle e bejne fakt te kryer transferimin e 24-vjecarit te perfaqesueses holandeze duke theksuar se zyrtarizimi eshte vetem ceshtje oresh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›