E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akuza greke ndaj Nigerisë

Athinë - Forcat e Armatosura Nigeriane bashkëpunojnë me piratët në deltën e Nigerit për rrëmbimin ndërkombëtare. Kjo ka qenë edhe akuza që ka bërë kapiteni i një anijeje greke të rrëmbyer në këtë hapësirë detare. Albo Simeon ka deklaruar se piratët e detyruan ekuipazhin e tij me armë të ngarkonte naftë kontrabandë, ndërsa tre anije të marinës nigeriane qëndronin pranë. Në një deklaratë të bërë nën betim, kapiteni tha se si dëshmoi disa shembuj të bashkëpunimit. Cisterna tashmë po mbahet nga Nigeria, ndërsa ekuipazhi është nën akuza për krime ekonomike. Një zëdhënës i ushtrisë nigeriane i ka hedhur poshtë akuzat.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›