LSI: Qeveria indiferente
Tiranë (start)-Lëvizja Socialiste për Integrim ka reaguar këtë të diel, për gjendjen ekonomike në vend, si dhe indiferencën e qeverisë në këtë drejtim.Në një deklaratë për shtyp, nënkryetarja e LSI-së, Filloreta Kodra, duke folur për krizën financiare botërore, tha se nëse Maqedonia ka hartuar një paketë antikrizë duke vënë në dispozicion 320 milionë dollarë, qeveria shqiptare vazhdon të përsërisë se Shqipëria nuk ka asnjë rrezik.
“Gjendja e rëndë ekonomike e qytetarëve shqiptarë duket qartë në rritjen e pandalshme të çmimeve. Ndërsa çmimi i karburanteve në botë është ulur tre herë, në Shqipëri është ulur vetëm 20%, duke abuzuar hapur me konsumatorët”-nënvizoi Kodra për mediat.
Nënkryetarja e LSI-së, tha më tej se është rënduar gjendja ekonomike e qytetarëve për shkak të rritjes së çmimeve. Me këtë politikë-vijoi më tej Kodra, kjo qeveri që nuk do të luftojë korrupsionin, u merr dyfish çmimin e energjisë shqiptarëve të ndershëm që respektojnë ligjin dhe paguajnë taksa; njëherë me faturat e KESH dhe herën e dytë me shpërdorimin e fondeve publike për të subvencionuar një ndërmarrje të falimentuar.