E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani: Rama bllokoi publikimin e sondazhit, qe lajmeron humbjen e tij

"Censurues i fjales se lire, Mr. 20%, njeriu qe po jeton friken e dosjeve ,te krimeve te familjareve te tij, urdheroi dje Tele Belinden dhe Tele Pallatin, qe i kontrollon me premtimin per listen e deputetit dhe anetare te qeverise, dhe u jep leje ndertimi ne hyrjen e Tiranes, te mos transmetojne konferencen per shtyp te nje prej kompanive me serioze, qe ka parashikuar me saktesi zgjedhjet parlamentare te 2005 dhe zgjedhjet lokale te 2007. Sondazhi i qendres "Gani Bobi" tregon qarte se PD eshte fituese ne zgjedhjet e 28 qershorit. PD kryeson ndjeshem me 48.6%", reagoi zedhenesi i PD, Bogdani.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›