Bode: Plani anti-krize

Qeveria shprehet optimiste ne lidhje me rritjen e nivelit te kreditimit te ekonomise, nga bankat tregtare ne vend, cka perben nje lajm pozitiv ne kushtet e nje krize globale. Ministri i Financave, Ridvan Bode, gjate analizes vjetore, tha dje se qeveria po e ploteson nevojen per hua nga bankat e huaja, duke u dhene mundesi bankave vendase per kreditim me te mire te ekonomise. "Po marrim borxh nga bankat e huaja qe t'i krijojme mundesi bankave ne vend per te kredituar ekonomine", - deklaroi Bode.
Ministri pohoi me tej se "jemi duke marre masa qe te depozitohen eurot ne bankat vendase dhe jo jashte". Bode i ka dhene nje sinjal pozitiv qytetareve duke u shprehur se zhvleresimi i lekut ndaj valutave eshte i perkohshem. "Cdo fillim viti zhvleresimi i lekut eshte i pritur, pasi nuk eshte kohe qe emigrantet sjellin valute. Eshte thjesht ceshtje ditesh qe tregu te stabilizohet"- u shpreh ai.
Sakaq, ministri lajmeroi se renia ne disa dege te eksporteve shqiptare ku vecoi mineralet, si pasoje e krizes, do te kompensohet edhe me shitje te energjise elektrike. Numri nje i Financave, verejti se eksporti i energjise, i cili po vazhdon, balancon renien e eksporteve.
"Kemi filluar te eksportojme energji dhe ky fakt do te na ndihmoje qe te gjenerojme parate e munguara si pasoje e renies se eksporteve", - u shpreh ministri.
Mes te tjerash gjate analizes vjetore ministri nxori ne pah, rritjen e te ardhurave gjate 2008-es dhe ritmin e realizimit te investimeve. "Te ardhurat u rriten me 15 per qind, duke shkuar ne mese 3 miliarde dollare, si dhe ritmin e larte te realizimit te investimeve ndersa borxhi eshte ne kontroll"", - evidentoi Bode.
Per ministrin Bode pavaresisht problemeve financiare ne tregjet nderkombetare, situata makroekonomike ne vend gjate 2008-es ka qene e favorshme, teksa u regjistrua rritja me e madhe ekonomike gjate dekades se fundit.