E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Gerdeci", akuze zyrtare Fatmir Mediut

TIRANE - Prokuroria e Pergjithshme ka vendosur qe sot, t'i komunikoje sot akuzen e "shperdorimit te detyres" ish-Ministrit te Mbrojtjes, Fatmir Mediut. Lajmi eshte konfirmuar dje nga burime prane Prokurorise se Pergjithshme. Mesohet se ish Ministri i Mbrojtjes si dhe disa prej ish vartesve te tij, do te paraqiten paraditen e sotme ku edhe pritet te njihen me akuzat ne ngarkim te tyre.

Ministrit te dorehequr Mediu, diten e diel i ka mberritur flete-thirrja nga Prokuroria e Pergjithshme ku lajmerohet per ngritjen e akuzes dhe kerkesa per paraqitjen te merkuren per t'iu komunikuar zyrtarisht.

Avokati mbrojtes i Mediut, Ardian Vishaj, deklaroi mbreme per gazeten "Koha Jone", se diten e sotme (e Merkure), doi te paraqiten ne Prokurorine e Pergjithshme per t'u njohur me veprimet e ketij institucioni lidhur me hetimet ndaj klientit te tij.

Ne listen e gjate te personave te cilet do te paraqiten sot ne prokurori sot jane edhe komandanti i Forcave Ushtarake Shpetim Spahiu, ish Shefi i Shtabit te Pergjithshem, Luan Hoxha, ish drejtori i Logjistikes, Dashnor Caushi, ish sekretari i pergjithshem, Sokol Gjeci si dhe plot 13 persona te tjere te cilet punojne ne Ministrine e Mbrojtjes. Burime nga Prokuroria e Pergjithshme, bene me dije se te gjithe zyrtaret dhe ish zyrtaret e kesaj ministrie do te merren te pandehur per tragjedine e 15 marsit ne te cilen humben jeten 26 persona dhe u plagosen me shume se 300 te tjere. Mesohet se te gjithe keta persona pritet qe te merren ne pyetje sot ne cilesine e te pandehurit, nga ana e grupit hetimor. Prokuroria ua ka derguar te dielen fletethirrjen ndersa paraqitja e tyre mban daten e sotme. Per kete tragjedi deri me sot jane marre te pandehur tre persona, Ylli Pinari, Mihal Delijorgji si dhe Dritan Minxholli. Ata akuzohen nga prokuroria per veprat penale te "vrasjes ne rrethana te tjera cilesuese me shume se dy personave", "rrezikshmerise se jetes se me shume se dy personave dhe rrezikshmerise se jetes se shume personave te tjere", vepra penale keto te kryera ne bashkepunim. Nderkohe qe e prokuroria ka ngritur akuzen e "shperdorimit te detyres" per ish drejtorin e MEICO-s, Ylli Pinari. Nderkohe qe ish-Drejtori i Logjistikes, Dashnor Caushi dhe ish sekretari i pergjithshem Sokol Gjeci, te cilet sot pritet te njihen me akuzen e tyre, prej me shume se 8 muaj kane qene nen hetim nga prokuroria per kete tragjedi. Keta te fundit jane marre disa here ne pyetje ku edhe kane dhene shpjegime, keto te ballafaquara me dokumentet qe kane mbajtur gjate kohes qe kane ushtruar funksionet e tyre.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›