E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sondazhi i "Gani Bobi", pse dha rezultat e publikuar

Shkelzen Maliqi, drejtor i qendres humanistike "Gani Bobi", analizon rezultatet e sondazhit te publikuar vetem nje dite me pare. Ne sondazhin e kryer ne muajin dhjetor te vitit 2008, u perfshine 747 persona te cilet ne rreth 49 per qind te tyre votuan Partine Demokratike si force te pare, menjehere me pas renditej Partia Socialiste me rreth 37 per qind te votave. Shifra e personave te perfshire ne sondazh, ne pamje te pare duket simbolike. Por ne sondazhe te kesaj natyre me shume se numri duket se vlen, kampioni i shtetasve te perzgjedhur. Si cdo sondazh i publikuar ne prag zgjedhjesh edhe ai i qendres "Gani Bobi" do te reflektonte skepticizem. Nje nga rezultatet qe ngjalli jo pak reagim, ishte se personat e perfshire ne sondazh, votuan ne shumice PD si force te pare por kur u pyeten se kush mund te ishte kryeministri me i mire, identifikuan kryetarin e PS-se, Edi Ramen. Maliqi analizon edhe kete moment. Sondazhi ishte gati vdekjeprures per partite e vogla, shume prej tyre nuk kalojne as pragun ligjor prej 2.5 per qind, perjashtuar ketu LSI-ne qe shkon deri ne nivelin e 7 perqindeshit apo G 99 me rreth 3 per qind. Maliqi thote se kjo, ne fakt eshte nje prirje e hershme e votuesve shqiptare, qe zgjedhin ne shumice vetem partite e medha. Me nje eksperience te jashtezakonshme dhe i kontraktuar nga kompania amerikane Penn Shon Berland, "Gani Bobi" ka publikuar "exit polle", te cilat kane qene shume prane shifrave zyrtare me nje marzh gabimi, qe luhatet nga 2 deri 4 per qind. Rasti i zgjedhjeve parlamentare te korrikut 2005, ishte domethenes, teksa parashikoi thuajse ne perfeksion rezultatin ne dy qytetet me te medha te vendit, Tirane dhe Durres. Shume shpejt "Gani Bobi" do te publikoje nje tjeter sondazh duke ofruar orientimin e publikut shqiptar nderkohe qe i afrohemi zones se nxehte, kur do te mbahen zgjedhjet e radhes parlamentare. S.P


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›