E Shtunë, 31 Tetor 2026

Top Channel: Zgjedhjet, fiton PS

Vetem nje dite pas sondazhit te publikuar nga "Gani Bobi", kompania prestigjioze amerikane "Zogby International", ka nxjerre fitues Partine Socialiste me 37 per qind te votave. Per kete anketim jane marre si kampion 1000 votues, duke iu drejtuar pyetjen se, nese zgjedhjet parlamentare shqiptare do te zhvilloheshin sot, Partia Socialiste do te merrte 37%, Partia Demokratike 30%, LSI 5%, PDK 1% PR dhe PBDNJ 1%. Ne grafiken e te anketuarve mungon dy per qind qe nuk eshte i afishuar, pasi kishte tre parti te cilat moren me pak se 1% te votave dhe ato nuk jane perfshire ne kete tabele. Nderkohe qe Rama eshte me i preferuar se Berisha. Ky eshte rezultati per muajin janar, publikuar nga kompania e sondazheve "Zogby International", pas anketimit te kryer per 1 mije votues. Marzhi i gabimit eshte +/- 3.2% dhe ky tregues sipas analistit te Amnisty International, Sem Roxhers, tregon se ende eshte shume e veshtire per te percaktuar fituesin nese zgjedhjet do te mbaheshin sot. "Kur u kerkuam votuesve nuk i ofruan koalicion, por nje perzgjidhje prej 10 partish, pra ne kete menyre mund te kombinoheshin per te krijuar nje shifer te pergjithshme edhe per koalicionet", shpjegoi Roxhers gjate nje lidhje direkte me televizionin "Top Channel". Sipas tij, ajo qe shihet qarte eshte gara midis Partise Socialiste dhe Partise Demokratike ne 12 rajonet. Ne lidhje me numrin e te pavendosurve prej 19%, kompania nuk eshte e cuditur qe shprehin kete qendrim, ky numer do te bjere ne 5% sapo te filloje fushata elektorale. I pyetur nese numri ishte i mjaftueshem per te marre nje informacion korrekt, eksperti Roxhers deklaroi se ky numer eshte standard per cdo anketim zgjedhjesh, nese eshte kjo ne SHBA apo ndonje vend tjeter. "Te gjitha intervistat behen ne person dhe kjo eshte nje anketim qe behen ne baze kombetare dhe njerezit zgjidhen ne menyre te pergjithshme", sqaroi metodologjine e anketimit, Roxhers. Pra, anketimi ishte i ndare ne 12 rajone, te cilat i pergjigjen dhe hartes se ndarjes zgjedhore. "Eshte nje monster qe perfaqeson te gjithe kombin dhe ne arrijme te paraqisnim rezultatet ne baze te 12 qarqeve dhe mund t'i shikojme te dhenat si ne plan kombetar ashtu edhe rajonal", shpjegoi ai. Pra, eshte proceduar qe pyetjet jane bere mbi personat qe jane mbi 18 vjec, se ato do te votojne ne zgjedhjet e qershorit, duke u nisur nga kjo, i vecuam ato qe do te votonin dhe 19% menduan se mbase do te votonin. Ne lidhje me pjesemarrjen ne votime, votuesit te cilet do te mund te merrnin pjese ne votime do te arrinte shifren prej 82% dhe 19% ndoshta mund te merrnin pjese. Sipas analistit amerikan, kjo tregon qe njerezit jane shume te interesuar ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare, duke vene theksin se pjesa me e madhe e tyre kane nje opinion pozitiv per te dyja partite. "Zogby International" mban kontrollin e te gjithe procesit te sondazhit, sapo te jete mbaruar sondazhi, atehere paraqiten te dhenat.

Ceshtjet me te rendesishmet qe perballet Shqiperia.

Papunesia 66%

Ekonomia 57%

Varferia 47%

Korrupsioni 32%

Inflacioni 20%

Rruga 18%

Shendetesia 12%

Krimi 9%

Shkollimi 8%

Drejtimi qe po merr Shqiperia, a eshte rruga e duhur?

Drejtimi i duhur 44%

Drejtimi i gabuar 41%

Nuk jane te sigurt 15%

Performanca e punes se Berishes dhe Rames

Berisha

Pozitiv 32%

Negativ 65%

I pavendosur 2%

Rama

Pozitiv 44%

Negativ 52%

Jo te sigurt 5%

Opozita, ne perparesi 12%

Nese zgjedhjet do te mbaheshin sot per cilin do te votonin?

PS 37%

PD 30%

LSI 5%

PDK 1%

PBDNJ1%

PR 1%

Te pavendosur 19%

Ata qe refuzojne 4%

Opinioni per partite kryesore

PD

Pozitiv 54%

Negativ 38%

Te pavendosur 8%

PS

Pozitiv 62%

Negative 22%

Jo te sigurt 10%

Pershkrimi i preferencave per votimin elektoral

Pozitiv 51%

Anonin nga nje parti ne nje tjeter 29%

Te pavendosur 11%

Do ta mendonin 10%


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›