E Diel, 1 Nëntor 2026

Bogdani: Rama dirigjon mediat

Partia Demokratike ka akuzuar disa gazeta të përditshme për keqinterpretim të raportit të Bankës Botërore. Përmes një deklarate për shtyp, zëdhënësi demokrat Gert Bogdani është shprehur se gazetat në fjalë janë vënë nën diregjimin e Kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama. “Nen dirigjimin e Edi Rames, mediat e orkestruara prej tij, perkatesisht Shekulli, Albania, Tema, Gazeta Shqiptare, etj. vijojne te shpifin lidhur me hetimin e brendshem te Bankes Boterore, tha ai.Sipas Bogdanit, per informacion te atyre qe bejne sikur nuk shohin, nuk degjojne dhe nuk kuptojne, Banka Boterore po heton Manaxhmentin e saj si dhe debaton mbi politikat e ndjekura prej saj gjate zbatimit te Projektit Menaxhimi i Integruar i Zones Bregdetare. “Menaxhmenti i Bankes eshte stafi i Bankes dhe jo njesia e koordinimit te projektit sic perpiqen te trillojne orkestraxhinjte. Gjithashtu, Presidenti i Bankes kerkon te hetohet nese ka pasur fshehje te informacioneve nga vete stafi i Bankes dhe jo nga qeveria apo njesite prane saj te cilat kane qene dhe jane luajale ne raportet me Banken”, tha Bogdani. Më tej ai shtoi se Qeveria e Shqiperise ka kerkuar qe te hetohet dhe roli i mafies se ndertimit qe boton gazeta nen dirigjimin e Edi Rames ne stisjen e disa fjalive te rreme ne raportin e pavarur qe shqyrtonte politikat e Menaxhmentit te Bankes. “Deri tani eshte provuar qe gazetare te paguar nga firma ndertimi prane Edi Rames kane stisur artikuj te rreme qe perpiqen t'a shperndajne me shpresen qe duke u ricikluar nga nje media tjeter mund ta beje stisjen me te besueshme”, përfundoi Bogdani. 

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›