Konsensusi për Kodin Penal, Sequi: Sinjal pozitiv për axhendën europiane
TIRANË- Kreu i prezencës së Bashkimit Europian në Tiranë Ettore Sequi ka përshëndetur klasën politike shqiptare për miratimin me konsensus në Parlament të Kodit Penal.
Sequi vlerëson se me miratimin e ndryshimeve në Kodin Penal, Shqipëria ka plotësuar 1 nga 12 rekomandimet e KE, që është votimi i ligjeve që kërkojnë shumicë të cilësuar dhe bashkëpunimi mes palëve.
“Miratimi i këtyre ndryshimeve është i rëndësishëm sepse ka të bëjë me një nga prioritetet kyçe të Opinionit të Komisionit Evropian për Shqipërinë përsa i përket miratimit të legjislacionit që kërkon një shumicë të cilësuar në Parlament.
Së dyti, ndryshimet në Kodin Penal janë shumë kuptimplotë sepse kanë të bëjnë me disa çështje të rëndësishme, si për shembull, dekriminalizimi i shpifjes dhe fyerjes, shkeljet që kanë të bëjnë me zgjedhjet, masat kundër dhunës brenda familjes",- thekson Sequi.
Për ambasadori i BE-së miratimi i këtyre ndryshimeve është sinjal pozitiv në axhendën europiane të vendit, ndërkohë që shpreh besimin që edhe prioritetet e tjera të miratohen po me të njëjtën frymë.
Mazhoranca dhe opozita pas debateve dhe akuzave të forta në Kuvend gjatë seancës së djeshme parlamentare kanë bashkuar votat. Me 126 vota pro pozita dhe opozita kanë miratuar me konsesus ndryshimet ne Kodin e ri Penal, pavarësisht akuzave të ndërsjellta mes dy krerëve të grupeve parlamentare Gramoz Ruci (PS) dhe Astrit Patozi (PD) për bllokim të reformave në vend.
(el.me/BalkanWeb)