E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, buxheti miratohet me konsensus

Në fjalën e tij të prezantimit, kryebashkiaku Stefan Çipa, theksoi se projektbuxheti i viti 2012 është një buxhet me dimension social , i orientuar kryesisht në investimet publike për zhvillimin e turizmit, me qëllim shkëputjen e tij nga turizmi tradicional, vetëm gjatë sezonit veror.

Ai u shpreh se përpara se të paraqitej para këshilltarëve, projektbuxheti ka marrë miratimin e grupeve të interesit, si dhe komunitetit, një praktikë kjo e aplikuar për herë të parë. Projektbuxheti i bashkisë së Sarandës për vitin 2012 është parashikuar në vlerën  e 5 milionë eurove, përfshirë edhe grantet e kushtëzuara dhe ato të pakushtëzuara.

Ky projektibuxhet pritet të  përballojë  disa prej nevojave më të domosdoshme për investime në infrastrukturë, të shpërndara proporcionalisht për katër lagjet e qytetit bregdetar, duke përfshirë edhe fshatrat që janë nën juridiksionin e kësaj bashkie. /Start/

                                                                                             2012-03-02 11:52
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›