E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Sistemi farmaceutik që krenohemi”

Ai ishte i pranishëm në prezantimin e aktivitetit të Qendrës Kombëtare të Kontrollit të Barnave përgjatë vitit të kaluar, nga ku nënvizoi se ky është i vetmi sistem të cilin publiku mund ta kontrollojë dhe kjo falë pullës së barnave, nëpërmjet të cilave mund të shohë raportin mes tij dhe farmacisë.  

"Ky sistem ka siguruar qëndrueshmëri çmimesh, sepse çmimi në pullë nuk ndryshon më. Dhe nëse shqiptarët përballen me abuzime çmimesh të mallrave të tjerë kjo nuk ndodh në farmaceutikë", tha Vasili.

Ministri shtoi se konkurrenca e garantuar dhe legjislacioni e kanë vënë këtë sistem në komoditet me atë ndërkombëtar. “Konkurrenca e garantuar, transparenca, shpejtësia dhe modelet e legjislacionit na kanë vënë në qetësi dhe komoditet me partnerët ndërkombëtarë që nuk gjejnë diferenca mes legjislacionit tonë dhe të tyre, si dhe gjejnë mundësi pa fund për investime në Shqipëri", vijoi.

Shqipëria, sipas tij, është vend që nuk ka monopol në sistemin farmaceutik. “ Vendosja e pullës spitalore ishte një element që solli çlirim të spitaleve nga abuzimi, ndërkohë që është ndjekur një politikë e hapur dhe stimuluese ndaj prodhimit vendas farmaceutik”, tha kreu i Shëndetësisë. Ministri Vasili shtoi se ruajtja e qëndrueshmërisë së sistemit, e arritjeve, kontrolli i fortë dhe efikas, si dhe mbajtja e politikave që garantojnë transparencën dhe çmime gjithmonë e më të ulëta, janë detyra për këtë vit në fushën farmaceutike. /Start/

                                                                                             2012-03-02 14:46
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›