E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani: Shqiptarët meritojnë me shumë se Edi Rama

TIRANË- Partia Demokratike i ka cilësuar deklaratat e kryetarit të PS-së Edi Rama për biznesin , demagogji.

Një një deklaratë për shtyp, nga selia blu deputeti Gerti Bogdani, akuzoi Ramën se kandidoi në Vlorë nga frika e gjobave që ai ka vënë në Tiranë, në kohë kur ishte kryebashkiak.

Sipas deputetit demokrat, shqiptarët meritojnë me tepër se Edi Rama.

“Rama duke ia mbathur nga Tirana, po përpiqet të fshehë planin e tij të rrezikshëm për rritjen e taksave. Qytetarët shqiptarë meritojnë me shumë se Edi Rama. Asnjë parti nuk ka ndihmuar më shumë se PD për një klimë e favorshme për biznesin dhe askush nuk është më i rrezikshëm se Edi Rama. Rama duke kanndidaur në Vlorë i fshihet së kaluarës së tij shkatërrimtare ndaj bizneseve me përjashtim të Koço Kokëdhimës”, tha Bogdani teksa shtoi se për këtë arsye PD ka taksa më të ulëta dhe klimë më të mirë për biznesin.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›