Bogdani: S’mund të presësh atmosferë festive në qytetin e Tiranës nga një person që pozon nudo dhe që nuk njeh fëmijën e tij

Forumi Rinor i Partisë Demokratike angazhohet për t’i kthyer Tiranës atë atmosferë gëzimi si të gjithë kryeqytetet simotra të mbarë evropës dhe botës.
Deputeti i Partisë Demokratike dhe njëherazi kreu i FRPD-së, Gerti Bogdani akuzon kryebashkiakun Edi Rama se nuk ka marrë asnjë masë festive për kryeqytetin shqiptar në prag të festave të fundvitit. Sipas Bogdanit, Tirana është i vetmi qytet dhe kryeqytet në europë që nuk është zbukuruar dhe nuk ka pemën e vitit të ri. “Është i vetmi kryeqytet, ku qytetarët duhet të vuajnë pasojat e skizofrenisë së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Edvin Kristaq Rama, dhe të grupit të bllokmenëve të rinj, të cilët në vend që të zbukurojnë qytetin, zgjedhin ta ndotin atë me qeset me plehra. Por është e kuptueshme, pasi siç tregojnë dokumentet e proçesit gjyqësor të botuar nga Ymer Baze, z.Rama i cili publikisht ka pozuar pa të mbathura, për vite me radhë nuk ka njohur fëmijën e tij. Nga një person i tillë nuk mund të presësh të krijojë atmosferë festash për femijët dhe qytetarët e Tiranës”, u shpreh Bogdani. Deputeti demokrat, Gerti Bogdani informoi se “si deputet i Tiranës dhe Kryetar i Forumit Rinor, i themi Kryetarit të Bashkisë se ne do ta zbukurojmë qytetin dhe do të vendosim pemën e Vitit të ri në qendër të Tiranës”.
...