Fenomeni “Dash Pallati”!
Është fenomeni që ka plasur në bashkinë e Tiranës, qysh kur Edvin Kristaq Rama ka qeveris bashkinë më të madhe të vendit. Tirana është bashkia e një mijë e një taksave, bashkia që sidomos rrjep biznesin e vogël e të mesëm me një sërë tarifash absurde, që nuk kanë asnjë shërbim cilësor apo sasior, përkundrazi. Si çdo gjë tjetër që “kalon” nga Bashkia e Tiranes, “fituesit” e të drejtës për të hapur këtë biznes, përcaktohen nga Edi Rama, në baze të disa “kushteve”, dhe mund të na bëhet ndonjë hata, si me plehrat që kane mbuluar Tiranën. Deputetja e PS-së Dash Peza është një “agent provocateur” që bën pasarelën me lingerie-në e pallateve drejt një monopolizimi të apartamenteve në kryeqytet. Dukuria e pallateve që ndërtohen në hapësirat publike, me pëlqimin e interesuar të biznesmenëve të betonarmesë, që shkatërrojnë çdo qelizë të mbetur nga metastaza e çimentos dhe çelikut që vjen nga Çernobili. Një fenomen ky si të gjithë fenomenet artificiale të krijuara për qëllime përfituese që ka brenda të gjitha monstruozitetet anti-qytetare. Tirana i ngjan një Kabuli pas atentateve kamikaze.
Çuditërisht të gjitha pallatet që janë ndërtuar në Tiranë janë pjesë e klikës së betonit, firma që mbështesin hapur dhe më parë fushat e ndotjes së kryeqyteti. Mjerisht nuk mjafton pluhuri, balta, trafiku dhe rrëmuja urbanistike që krijojnë këtë ndërtime, por në protestën e fundit Edvin Rama ngarkoi me urdhër të posaçëm ndërmarrjen e pastrimit-gjelbërimit (sa paradokse) të ndotin me qese dhe hedhurina bulevardin përpara Kryeministrisë.
Mirëpo pak veta e dinë se tenderin e pastrimit të Kryeqytetit e ka fituar firma e drejtuar nga Ilir Mata, kunati i padëshiruar i deputetit të Edvin Ramës, Dash Peza, i bir i Myslym Pezës, që i mbështet edhe pallatet e paligjshme në qendër të Tiranës. Edi Rama me një strukturë paralele, me një veprim të paprecedentë ka vendosur si roje nate e dite pranë pallatit të dash Pezës, policinë e bashkiake. Një strukturë policie paralele që ka plot 250 efektivë, që nuk iu paguhen as orët jashtë orarit as festa, nga bashkia Tiranë, sepse i shpërdoron në bujtina a kokteje me partitë e opozitës.
Kjo është tekno-propaganda e Edi Ramës, që fsheh aferat e qarta të abuzimit të pushtet me lejet e ndërtimit duke sulmuar veprat e Qeverisë. Karteli i ndërtimit në Tiranë ka fitime marramendëse nuk të çudit fakt që të gjitha janë klientë të kryetarit te Bashkisë se Tiranes, njëkohësisht kryetarit të PS-së, Rama vetëm 2-3 vitet e fundit kanë marrë duke dhunuar ligjet e vendit, 500 mijë metra katror leje për ndërtime me një vlerë prej 750 milion euro. Nisur nga të dhënat në lidhje me lejet e ndërtimit të dhëna në mënyrë jo ligjore, si shitja e 1.300 mijë metra katrorë në mes të Tiranës, me çmimin poshtë 100 dollarëve, kur e vërteta për një metër katror qytetarët e Tiranës paguajnë plot 2000 mijë dollarë. A nuk ju duket se dicka nuk ka funksionuar? Pra se këtu ka një sistem që zhvat hapësirat publike për t’ia falur miqve të PS-së (ka një dosje publike që dëshmon se Tan Dulaku, Fidel Ylli, Dash Peza, Arjan Valentina Leskaj e Koço Kokëdhima kanë përfituar nga firma e zezë mbi të bardhë e Edvin Ramës). Bombat ekologjike që ka shkaktuar pangopësia e bashkisë Tiranë, në çdo cep të kryeqytetit është rrjedhojë e një sistemi kapilar i pastrimit të parave nga klanet punisto-mafioze. Opozita shqiptare e përfaqësuar gabimisht nga PS-ja është e zhytur deri në hunde në pisllëqe, është bërë palë politikë që i shërben një oligarkie ekonomike me emër apo anonime akoma, që pushtetin e saj ekonomik po e fiton në rrugë shumë të dyshimta e që mban në opozitë këtë kastë politike opozitare.
Nëse do bënim një bilanc se cili është kontributi i kryebashkiakut Edi Rama për kryeqytetin në këto 10 vjet qeverisje, do të shikonim se kemi një qytet pa asnjë nevojtore publike (nëse s’llogarisim pasgodinën e bashkisë), kemi një metropol me veç dy kinema, kemi një qytet me fasada me zgjyrë dhe kemi një nga qytetet më të ndotura dhe me plehra në botë.
...