Bogdani, as ne stolin e rezervave
Sulmuesi kuqezi, Erjon Bogdani nuk eshte preferuar nga ana e trajnerit Di Karlo, per ndeshjen e djeshme, ne menyre surprize. Bogdani tregoi forme te shkelqyer ne mesjave, duke shenuar tre gola gjate nje takimi miqesor dhe ishte ne pritje qe te kthehej ne formacionin baze te skuadres se tij, per te zhvilluar ndeshjen numer 300, ne Seria A, por nuk ishte zgjedhur per te qene as ne stolin e rezervave, ndaj Napolit. Skuadra napolitane fitoi 2-1 ndaj Kievos. Bogu duket se do ta kete te veshtire qendrimin te Kievo ne fund te ketij sezoni, duke qene se pjesen me te madhe te sezonit e ka kaluar ne stolin e rezervave. Sulmuesi kuqezi ishte prane largimit, edhe gjate merkatos se dimrit.