Toti: Ne gare, deri ne sekonden e fundit
Francesko Toti theksoi se ekipi i Romes nuk do te dorezohet deri ne sekonden e fundit te gares, per te fituar titullin e Seria A. Verdhe kuqte kane rikuperuar nga java e f kaluar, humbja e pesuar ne shtepi nga Sampdoria, pasi triumfuan ndaj Parmes, ne ndeshjen e javes se shtunes ne mbremje, me rezultatin 2-1. Roma eshte kthyer keshtu ne krye te klasifikimit, ne pritje te ndeshjes mes Interit dhe Lacios. Toti shprehet ne kete menyre, per ndeshjen e ardhshme. - "Historia vazhdon. Zhvilluam nje ndeshje mjaft te bukur, kunder Parmes. I gjithe ekipin yne tregoi pasion dhe deshire per te fituar dhe rikthyer ne krye te kampionatit italian." Toti premton se skuadra e tij do te garoje deri ne sekonden e fundit te kampionatit, per t'u rikthyer ne vendin e pare.
Roma do te prese ekipin e Kaljarit, ne ndeshjen e javes tjeter para ndeshjes se fundit te kampionatit, ndaj Kievos. Roma ka planifikuar edhe gjashte pike te tjera, kurse skuadra e Klaudio Ranierit eshte ne pritje te nje gabimi nga ana e Interit, per te fituar ne fund titullin kampion te Seria A.