E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dinamo, katër fitore rresht

- Dinamo regjistroi në Vlorë me Flamurtarin (2-3) fitoren e katër rresht në kampionat duke zënë përundimisht vendin e pestë. Ekipi vlonjat edhe në këtë takim u paraqit me lojtarë të rinj, ndërsa blutë e Redi Jupit me formacionin më të mirë të tyre. Shqiptaro-maqedonasi Adrian Nuhiu shënoi celi serinë e Dinamos në minutën e 15. Flamurtari përmbysi dizavantazhin me anë të Veliut (38') dhe Zeqirit (40') duke e mbyllur pjesën e parë 2-1. Në të dytën Julian Ahmataja shënoi për Dinamon me anë të një 11-metërshi. Senegalezi Diop gjashtë minuta përpara përfundimit shënoi golin e fitores për Dinamon.

Flamurtari-Dinamo 2-3
Shënues: Veliu 38' Zeqiri 40' /Nuhiu 15', Ahmataj 65' (11-m), Diop 85'.
Gjyqtarë: Dobi, Goxhaj, Guce
Statistika: 150 ndeshje; 24 fitore Flamurtari, 66 barazime, 60 fitore Dinamo. Golat: 96-186
Sezoni 2006-2007
Faza e parë: Dinamo-Flamurtari 2-1
Faza e dytë: Flamurtari-Dinamo 2-0
Faza e tretë: Flamurtari-Dinamo, 2-3

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›