Bogdani dhe Eto i varferi dhe i pasuri jane yjet e Serise A
Java e trete e Serise A i ka dhuruar Italise nje kampionat te ekuilibruar dhe plot surpriza. Roma ne krize Juventusi qe ringrihet apo Napoli qe ringjallet. Megjithate kopertina i takon dy protagonisteve absolute te skuadrave kryesuese Inter dhe Cezena ata jane Samuel Eto dhe Erjon Bogdani dy sulmues qe e kane nisur sezonin duke shenuar me bresheri. Bomberat shlyejne ne te njejten menyre besimin e marre nga klubet respektive megjithate diferenca behet ne pagese. Me 8 milione euro neto ne vit kamerunasi i zikalterve eshte mes lojtareve qe perfitojne me shume ne Serine A. Ne anen tjeter me rrogen 280 mije euro shqiptari eshte ne listen e titullareve me pak te paguar ne Itali ne nje sezon kuqeziu merr thuajse 1/3 e asaj qe Eto perfiton ne muaj. Por kjo nuk e ka ndaluar ta dergoje topin ne rrjete dhe te jete lideri i ecurise mahnitese te Cezenes me dy gola te shenuar kunder Milanit dhe Leces.
Bogdani eshte perfshire edhe ne formacionin me te mire te Serise A per javen e trete ku perkrah tij ne sulm ishin Eto dhe Di Vaio ndersa zevendesues te mundshem Del Piero e Kualjarela. Per sa i takon triumfit te fundjaves 33-vjecari tha Jam i lumtur per tri piket. Fitorja perballe Leces ishte me e veshtire se ajo me Milanin. Kjo per faktin se ata jane rivalet tane direkte per mbijetese. Katania ne fundjave Duhet te shfrytezojme momentin pozitiv dhe jam i bindur se mund ti ndeshkojme kundershtaret edhe kur luajme jashte fushe.