E Diel, 1 Nëntor 2026

Lika shpeton Tiranen ne Kruje Bardheblute ndalen te barazimi

Kastrioti-Tirana 0-0 Te dyja skuadrat humbasin shume raste para portave respektive pa gjetur dot golin

Tirana del me nje barazim te mundimshem 0-0 nga Kruja ku Ilion Lika meriton te quhet heroi i kesaj sfide pasi mbajti te paprekur porten e bardhebluve gjate gjithe ndeshjes. Per Kastriotin ky ishte barazimi i katert ne kete sezon pasi ne kater jave skuadra e drejtuar nga Ramazan Ndreu ka regjistruar vetem barazime Shkumbini Vllaznia Elbasani Tirana pa pesuar asnje humbje por edhe pa marre asnje fitore. Nje rekord me vete ky i krutaneve. Ndaj 24 here kampioneve te vendit Kastrioti ka krijuar nje volum te madh loje dhe ka kerkuar me ngulm fitoren por ka ndeshur ne nje barrikade te pakalueshme qe mbante emrin e Ilion Likes. Portieri i Tiranes i cili ne sezonin e kaluar ka mbrojtur porten e krutaneve ka shkelqyer ne kete ndeshje pasi me pritjet e tij ka shpetuar bardheblute nga pesimi i 2-3 golave te sigurt. Eumlshte ai heroi i ketij barazimi te veshtire per skuadren e Staroves. Megjithate nuk ishte vetem Skenderbeu qe sulmonte dhe nuk ishte i sakte para portes. E njejta gje ndodhte edhe me Tiranen e cila ka paaur rastet e saj ne kete sfide por sulmuesit e saj Pejic dhe Plaku kane demonstruar se duhet te korrigjojne shenjestren per te cuar topin ne rrjete. Gjithsesi ne minutat e fundit eshte vene re nje epersi e krutaneve te cilet edhe pse kane pasur shume mundesi shenimi ne asnje moment nuk kane mundur te cojne topin ne rrjeten prapa shpatullave te portierit Lika. Nje fakt per tu evidentuar eshte edhe dalja me karton te kuq te mbrojtesit Elvis Sina ne minuten e 36 pas nje nderhyrjeje te rende ndaj kundershtarit duke i lene bardheblute me dhjete lojtare. Megjithate vendasit nuk e kane shfrytezuar dot avantazhin numerik. Kembengulja e krutaneve ka qene e madhe por atyre u ka munguar qartesia ne aksionet e tyre dhe qetesia para portes. Ne minutat e fundit barazohet edhe numri i lojtareve ne fushe per te dyja skuadrat pasi gjyqtari jep nje karton te kuq per nje prej mbrojtesve te Kastriotit. Minutat e mbetura ofrojne shume emocione pasi skuadrat luajne me sulme dhe kundersulme te shpejta. Vendasit jane me kerkues dhe humbasin raste te shumta me Alvish dhe Babic ndersa Tirana edhe pse vuan shume ofensiven krutane nuk harron te ndermarre aksione te shpejta per te kapur ne befasi porten e kundershtarit. Gjithsesi fershellima tri here e gjyqtarit i ndal keto dy skuadra ne shifrat 0-0 duke i detyruar keshtu te ndajne nga nje pike mes tyre. Per Tiranen ky ishte barazimi i dyte qe e largoi pese pike nga Flamurtari 10 skuadra qe kryeson e vetme Superioren.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›