Deshira e njejte ne realitetin e ndryshem
Jo kushdo mund ta kuptoje faktin qe ende shteti i Pavarur i Kosoves vazhdon te mbetet peng i historise dhe i koniunktures nderkombetare te pas Luftes se Pare Boterore qe determinoi dhe ligjeroi padrejtesisht pushtimin dhe kolonizimin e Kosoves nga Serbia. Historia jone gati 90-vjecare me Serbine dihet sic dihet edhe e gjithe ecuria e Kosoves pas qershorit te 1999-s. Jo vetem ne por edhe disa te munguar ne samitin Mbi bashkepunimin rajonal dhe integrimin europian te Prishtines e dine se shteti i Kosoves i njohur deri me sot nga 70 shtete anetare te OKB-se u ndesh brenda gjashtemujorit te fundit te ketij viti dy here me Serbine ne dy instanca te OKB-se ne Gjykaten Nderkombetare te Drejtesise ne Hage dhe ne Asamblene e Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara.
Ne vendet ballkanike BE-ja na shikon vlereson dhe trajton ne menyra te ndryshme. Pa guxuar te hyj ne kuptimin dhe kufijte gjeografike te Europes Juglindore nuk mund te mos permend qe disa nga vendet e rajonit qe jane disi me afer ne distance hapesinore nga Kosova sesa disa prej te pranishmeve nuk jane te pranishem. Dhe keta te munguar jane vende emblematike ballkanike e dy prej tyre te njohura boterisht si Ballkano-Perendimore.
Kosova shtet eshte pjese e Ballkanit qe ne distance hapesinore eshte me afer Brukselit sesa kryeqytetit te ndonje vendi qe eshte pjese e Ballkanit e megjithate ndihet psikologjikisht ligjerisht dhe realisht shume larg BE-se sesa cdo shtet i Ballkanit Perendimor. Dhe kjo ndjesi nuk mendoj se shkaktohet nga ecuria historike e krijimit dhe e paskrijimit te shtetit te Kosoves sesa nga qendrimi disi dyshues i BE-se ndaj Ballkanit qe shfaqet ne qendrimin ndaj Turqise dhe Kroacise qe per mendimin tim duhej te ishin prej vitesh anetare te BE-se. Dhe kur keto dy vende deshirojne dhe presin anetaresimin Kosova as nuk pretendon te konkurroje dhe te anetaresohet njeheresh ne BE me Shqiperine Malin e Zi dhe Maqedonine. Jemi shteti i fundit i krijuar ne Ballkan jemi subjekti i fundit shteteror i krijuar ne rajon ne kontinent dhe ne bote dhe ndaj kemi koshiencen dhe durimin te presim. Te presim qe fqinji yne verior Serbia pas humbjeve te vazhdueshme mbi 10-vjecare politike ushtarake e diplomatike te ndryshoje orientimin nga Lindja ne Perendim. I takon Serbise te reflektoje per te zhbllokuar kete situate dhe mesa duket ka indikacione te nje prirjeje per kalimin e saj drejt Perendimit. Rezoluta e perbashket Serbi-BE e miratuar me konsensus ne Asamblene e Pergjithshme te OKB-se mund te konsiderohet e te interpretohet si nje shfaqje dhe deshmi e politikes sunduese e aktive serbe per tu afruar me Perendimin per tiu shmangur pengmarrjes se saj nga atavizmi mesjetar nacionalist.
Integrimi europian i Ballkanit Perendimor jo vetem nuk mund te bazohet por edhe smund te krahasohet me anetaresimin ne BE te Kroacise Turqise qe e kane merituar prej kohesh kete anetaresim dhe qe ne deshirojme ta degjojme sa me pare lajmin per anetaresimin e tyre. Shteti i Kosoves nuk pretendon te integrohet ne BE para se te anetaresohet ne OKB. Ne jemi ne kete rruge ne synojme dhe shpresojme qe te jemi sa me shpejt anetar i Kombeve te Bashkuara.
Kosova gjeografikisht dhe ne kontribute historike ka qene dhe mbetet faktor ne qender te Europes. Konsiderohemi si gjithe Ballkani Europe Juglindore duke llogaritur per kete emertim gjeografik edhe malet Urale si pike referimi. Realisht Prishtina eshte me afer Brukselit sesa Sofja Ankaraja dhe Shkupi. Por Kosova ka nje vecori e kushtezim specifik si askush nga vendet e pranishme ne kete samit Ecuria e konsolidimit tone shteteror dhe e integrimit tone europian ende eshte e lidhur dhe i kushtezuar nga zhvillimet politiko-shteterore ne Beograd. Raportet tona me kete proces jane dhe do te jene te nderlidhura por jo te ndervarura nga raportet Beograd-Bruksel. Per nje gje jam i bindur qe bashkepunimi rajonal dhe siguria rajonale nuk do te mbeten peng dhe nuk do te kushtezohen kurre drejtpersedrejti nga raportet Prishtine- Beograd sepse Prishtina shteterore e politike si deri tani eshte dhe do te jete konsekuente dhe e vendosur ne mbeshtetje dhe ne mbrojtje te sigurise dhe te stabilitetit ne rajon.