E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cana i bashkohet Lazios në përgatitje

Nga Express më 08 korrik 2011 në ora 11:47

Edhe pse ende nuk është zyrtarizuar transferimi i Lorik Canës në Lazio, mesfushori kosovar i është bashkuar ekipit në përgatitje në çastet e fundit.

27 vjeçari në momentet e fundit ka marrë leje nga Galatasaray që të udhëtojë me klubin romak në përgatitje.

Cana po pret kalimin e portierit uruguaian Muslera në klubin turk që ta nënshkruajë kontratën me Lazion, e cila pritet të jetë e vlefshme deri më 2016, derisa pritet të përfitojë 1.7 milionë euro në sezon. Reprezentuesi i Shqipërisë ka kryer edhe testet mjekësore të mërkurën.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›