E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani e Kievo ndalin Interin dhe i prishin festën e titullit

Erjon Bogdani dhe Kievo e tij i kanë
prishur Interit festën e titullit, duke
i rrëmbyer një barazim me shumë vlera,
që ka një ndikim pozitiv në garantimin e
qëndrimit të skuadrës veroneze në Serinë
A edhe për sezonin e ardhshëm. Zikaltërit
e Murinjos nuk mundën të shkojnë me
tej se një barazim 2-2 në "Bentegodi",
ku ankthi dhe emocionet kanë qenë të
pranishme deri në minutat e fundit. Sapo
fi lloi ndeshja, Interi kaloi në avantazh me
anë të Krespos. Por Bogdani (83‘ minuta
loje, vlerësohet me notën 6.5) është shumë
i lëvizshëm, krijon shumë dhe vë në alarm
shpesh mbrojtjen kundërshtare. Është
shumë luftarak për çdo top, por edhe i
aftë për të tërhequr mbrojtësit zikaltër
pas vetes. Ky ka qenë një lajm i keq për
Murinjon. Nga një aksion i bukur personal
i Bogdanit në të majtë të mesfushës do të
vijë edhe goli barazimit që mban fi rmën
e Markolinit. Eurogoli i Balotelit do të
zhvlerësohet nga ai i barazimit 2-2 nga
Luciano.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›