E Diel, 1 Nëntor 2026

Cana, në garë për lojtarin më të mirë të sezonit te Marseja

Lorik Cana, mesfushori shqiptar i
Olimpikut të Marsejës, është në garë
për të fi tuar çmimin e lojtarit më të mirë
të kësaj skuadre në sezonin që është drejt
mbylljes. Emri i 25-vjeçarit kuqezi është
përzgjedhur në listën e faqes prestigjioze
sportive në internet "Goal.com", e cila po
organizon një sondazh online. Kjo listë
përbëhet nga pesë futbollistë. Janë këto
emra që së bashku me Lorik Canën e kanë
shndërruar skuadrën në një pretendente
për të rikthyer titullin kampion në Marsejë
pas 18 vjetësh: portieri Steve Mandanda,
Taje Taiuo, Lorik Cana, Benua Shejru dhe
Mamadu Niang. Shpjegimi i "Goal.com"
për ecurinë e kapitenit shqiptar në këtë
sezon është: "Çdo skuadër e madhe ka
nevojë për një lider të madh, dhe Cana
është një i tillë te Marseja në kuptimin
e plotë të fjalës. Shqiptari ka bërë një
punë shumë të mirë në mesfushë, është
energjik, këmbëngulës, i papërkulur në e
stilin tij dhe i jep ton lojës së Olimpikut të
Marsejës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›