E Diel, 1 Nëntor 2026

Lejet e ndërtimit për mentorët e Edi Ramës, abuzimi 8 milion euro

Skema sipas së cilës KRRT-ja u dha leje ndërtimi anëtarëve të vet Artan Shkreli, Alban Eftimi e Arben Biçoku

TIRANE – Me lejet e ndërtimit që Edi Rama ju dha më se dy muaj më parë mentorëve të tij të KRRT-ës, bëhet asgjë më pak se pjesë e skemës së një megakorrupsioni, fatura e përfitimeve të të cilave llogaritet në masën 6-8 milionë euro, që në prag të zgjedhjeve kryebashkiaku ia bëri vetes dhuratë, nëpërmjet Artan Shkreli, Alban Eftimi e Arben Biçoku. Ishin këta tre persona që me zyrat e tyre të projektimit paraqitën projektet private dhe të klientëve të tyre dhe KRRT-ja e kontrolluar nga Edi Rama, miratoi dhënien e lejeve të ndërtimit, për projektet e servirura nga këta anëtarë të KRRT-ës.
Pikërisht kjo afere korruptive e Edi Ramës dhe anëtarëve të KRRT-ës, që ia japin leje ndërtimi njëri-tjetrit, e konsideruar si objekt hetimi e Komisionit parlamentar të posaçëm, ka për qëllim hedhjen dritë të mënyrës së dhënies së këtyre lejeve të ndërtimit.

Abuzimet e Edi Ramës, objekt i hetimit parlamentar
Tre mentorët e Edi Ramës, Artan Shkreli, Alban Eftimi dhe Arben Biçoku, kanë nga një zyrë projektimi e përpara sesa projektet t’i paraqesin në Këshillin e Rregullimit të Territorit i kanë “rregulluar” mirë e mirë nga ana financiare. Më tej projektet dërgohen në mënyrë selektive në mbledhjen e KRRT-ës, ku edhe është gjetur mënyra se si do ta garantohet e lëvrohet 15 përqindëshi, për të cilin tashmë flitet ndërkombëtarisht.
Kjo skemë abuzive e shpërndarjes së lejeve të ndërtimit nga KRRT-ja e Tiranës, si edhe personat e përfshirë në këtë skemë, janë pjesë e zbardhjes së Komisionit Parlamentar Hetimor, i cili shprehet i sigurt për zbardhjen e këtyre aferave.
Sipas burimeve të këtij komisioni, mësohet se objekt hetimi do të jenë lejet e ndërtimit të dhëna nga bashkia e Tiranë, muajt e fundit, abuzimi me të cilat llogaritet 6 – 8 milion euro.
Në përbërje të komisionit hetimor janë deputetët Ferdinand Xhaferri, Edi Paloka, Gjok Vuksani, Aldo Bumçi dhe Lajla Përnaska.

Abuzimet e Edi Ramës, që me pengmarrjen e Planit Rregullues
Me këtë mënyrë të dhënieve të lejeve të ndërtimit në mënyrë klienteliste, kryetari i bashkisë së Tiranës Edi Rama fakton edhe njëherë para qytetarëve se politika e tij e re është politika e ryshfetit dhe korrupsionit.
Ky veprim i Ramës përforcon edhe më tej bindjen se mbajtja peng e Planit Rregullues të kryeqytetit, ka për qëllim dhënien e sa më shumë tokave publike firmave të ndërtimit, kundrejt shumave të majme të ryshfetit. Është e qartë se Rama nuk dorëzon Planin Rregullues për arsyen e vetme, se do ta shfrytëzojë qytetin e Tiranës si çifligun e tij privat siç bëri në mbledhjen e më të fundit të KRRT-ës, për dhëniet e lejeve të ndërtimit për mentorët e tij.
Kjo sjellje dhe mënyrë veprimi e Edi Ramës, kur nga njëra anë bllokon Planin Rregullues të kryeqytetit dhe nga ana tjetër përshpejton për shpërndarjen e lejeve të ndërtimit në mënyrën më të mundshme klienteliste, janë demaskimi më i mirë i skemës së korrupsionit me lejet e ndërtimit të dhëna në Tiranë.

Lejet e ndërtimit ë Edi Ramës denoncohen nga ZMK te ILKPD
Pas denoncimit publik të abuzimeve të kryebashkiakut Edi Rama në lidhje me dhënien e disa lejeve të ndërtimit në kryeqytet, Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorit e ka paditur atë pranë Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.
Drejtori i Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorëve Altin Goxhaj ka bërë një denoncim pranë Inspektoratit të Kontrollit të Pasurive lidhur me konfliktin e interesit që ka pasur bashkia e Tiranës në dhënien e 6 lejeve të ndërtimit subjekteve të ndryshme, pikërisht më 22 mars, ditën e pushimit zyrtar.
“Sipas të dhënave që unë kam mbledhur rezulton se 6 leje ndërtimi janë dhënë në konflikt të plotë të interesit pasi në procedurat e votimit kanë marrë pjesë dy persona Alban Eftimi dhe Arben Biçoku”, tha Goxhaj.
Denoncimi është bërë pak kohë pasi kjo zyrë e denoncoi këtë rast para bashkisë së kryeqytetit ku pretendohet se Edi Rama ka qenë në dijeni të konfliktit të interesit por nuk ka vepruar.

JA DISA NGA LEJET E KONFLIKTIT TË INTERESIT *

Konflikti i interesave në Mbledhjen e datës 22 Mars 2009 në KRRT e bashkisë së Tiranës

Nr. 20
Projektuesi: ATELIER4 (Tamara Eftimi)
Subjekti Ndërtues: Universal
Votues në KRRT: √ Alban Eftimi

Nr. 24
Projektuesi: ATELIER4 (Tamara Eftimi)
Subjekti Ndërtues: Katër Grykët
Votues në KRRT: √ Alban Eftimi

Nr. 29
Projektuesi: ATELIER4 (Tamara Eftimi)
Subjekti Ndërtues: MANE TCI
Votues në KRRT: √ Alban Eftimi

Nr. 41
Projektuesi: ATELIER4 (Tamara Eftimi)
Subjekti Ndërtues: MANE TCI
Votues në KRRT: √ Alban Eftimi

Nr. 44
Projektuesi: ATELIER4 (Tamara Eftimi)
Subjekti Ndërtues: Vila Park ALB
Votues në KRRT: √ Alban Eftimi

Nr. 31
Subjekti Ndërtues: DELTA KONSTRUKSION (Kozeta Biçoku)
Votues në KRRT: √ Arben Biçoku

 * 6 Leje ndërtimi në konflikt të pastër interesi në një mbledhje të vetme =
+ 5 Leje Ndërtimi të votuara nga Alban Eftimi ku firma projektuese ishte e të jëmës Tamara Eftimi
+ 1 Leje Ndërtimi të votuar nga Arben Biçoku ku subjekti Ndërtues është I të shoqes Kozeta Biçoku

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›