E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vllaznia nis llogaritë, ndjen aromën e titullit

Vllaznia jeton ëndrrën e titullit
të dhjetë në historinë
e saj. Pas përfundimit të
ndeshjeve të javës së 31 të kampionatit
shqiptar të futbollit,
tashmë realizimi i objektivit është
bërë edhe më i mundshëm.
Në Shkodër kanë nisur llogaritë:
kombinimet janë interesante
dhe kanë vetëm një fund,
Vllaznia shpallet kampione në
"Qemal Stafa". Edhe pse shumë
nga përfaqësuesit e klubit shkodran
kërkojnë të tregohen të
përmbajtur dhe me këmbë në
tokë, besimi se do të jenë ata
që do të ngrenë lart trofeun në
fund të këtij edicioni po rritet
dita-ditës. Një pengesë e vështirë
për ta ishte Dinamo. Fitorja 1-0
ndaj bluve të shtunën e kaluar
i ka vendosur ata në një pozitë
shumë komode, tani kur duhen
edhe dy javë që të mbyllet kampionati.
Lushnja është kundërshtari
i radhës për Vllazninë
në javën e parafundit. Në letër,
kuqeblutë shihen të favorizuar
në këtë duel, ku miqtë do të
kërkojnë pikët e mbijetesës. I patolerueshëm
do të ishte një hap
fals i shkodranëve në këtë pikë të
sezonit, kundër një kundërshtari
si Lushnja. Ndeshja do të luhet
në "Loro Boriçi" dhe mbështetja
e madhe e tifozerisë së tyre është
një armë e fortë drejt fi tores së
domosdoshme. "Tashmë do të
vazhdojmë me të njëjtin objektiv
edhe në ndeshjen e radhës ndaj
Lushnjës, u shpreh trajneri Dervish
Haxhiosmanoviç. Edhe kjo
është një sfi dë shumë e fortë dhe
e rëndësishme për ne, pasi ata
vijnë në Shkodër për të kërkuar
pikët e mbijetesës". Por ka edhe
një llogari që nxjerr kampione
Vllazninë që në javën e 32, pa
pritur ndeshjen "fi nale" me Tiranën.
Duke e marrë të mirëqenë
faktin e një fi toreje të Vllaznisë
ndaj Lushnjës, një humbje e
rivalëve bardheblu në derbin
e vështirë ndaj Dinamos do ta
çonte në katër pikë diferencën
mes tyre dhe do të shpallte
automatikisht shkodranët kampionë.
Ky do të ishte kombinimi
më i mirë i mundshëm. Por në
Shkodër i bëjnë të gjitha llogaritë.
Edhe vetë "Deda", edhe pse
uron të ndodhë kështu, nuk
ka besim në një "profetësi" të
tillë. "Të qëndrojmë me këmbë
në tokë, titulli vendoset në
ndeshjen e fundit me Tiranën",
shton ai. Edhe nëse Tirana fi ton
ndaj Dinamos, "fi nalja" sezonale
mbetet ndeshja e javës së 33-të
(e fundit) mes dy pretendetëve.
Vllaznia vinte në këtë supersfi dë
në kuotën e 66 pikëve, një më
shumë se bardheblutë. Gjysmëfi
nalja e Kupës mes dy skuadrave
dy javë më parë, e mbyllur 1-0 në
minutën e 115 (në kohët shtesë)
tregoi se diferenca mes tyre është
e vogël, dhe shanset për të fi tuar
janë të barabarta. Por Vllaznia
është më e favorizuar, pasi ajo do
të mund të fi tonte titullin edhe
me një barazim çfarëdo. Ndërsa
Tiranën do ta bënte kampione
vetëm fi torja.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›